Wednesday, May 30, 2012

Daueti Selefi




Sot Ummeti Islam eshte i nevojshem
per tu mekembur ne rrugen e udhezimit
nevojiten njerez te kapur pas Sunnetit
qe te jene nxites drejt rruges se shpetimit!


I sheh sot muslimanet
ne nje gjendje te mjeruar
qe shkojne pas kenaqesive te dunjase
e konkurrojne ne grumbullimin e parase
sot ata luftojne per fame e pozite
duke harruar se nga dunjaja
kane per tu larguar nje dite!


Valle, kjo eshte ajo per te cilen jemi urdheruar?
valle, a per kete jemi krijuar?
te rendemi pas kenaqesive kalimtare 
duke harruar venbanimet perfundimtare!


Gjithashtu sot po shohim 
ate cka zemrat na i vret
ate per cka cdo besimtar shqetesohet
ate per cka pejgamberi yne na ka paralajmeruar
ndarjen e ummetit tone te cmuar
ne parti, sekte dhe grupacione
ku secili ndjek mendimin e vet
megjithese eshte shume larg rruges se drejte
pa u interesuar ti kthejne ceshtjet tek Kurani dhe sunneti
ashtu sic i ka kuptuar ato gjenerata e ndritur - Selefi


Andaj eshte detyre per ty o Pasues i Sunnetit
qe ta preokuposh veten me ceshtjen e Ummetit
dhe pasi te kesh menduar mire per keto hollesi
atehere duhet te japesh ndihmen tende edhe ti!


Ndiq rradhet e atyre qe ecin ne rrugen e udhezimit
qe ndjekin hapat e pejgambereve, me te mireve te njerezimit
qe i nxjerrin njerezit prej erresirave te humbjes dhe mjerimit
per ne driten e rruges te drejte dhe udhezimit!


Qe drejt Teuhidit therrasin dhe Shirkun e debojne
Qe luftojne qe bidatet ti mposhtin dhe Sunneti te triumfoje
qe muslimanet ti kthehen fese te tyre dhe te shpetojne
me sinqeritet dhe korrektesi Allahun ta adhurojne!


Atehere le te ndjekim shembullin e atyre
qe gjithe jeten e tyre thirrjes per tek Allahu ia kushtojne
por pa harruar veten si fillim ta permiresojme
dhe sipas motos themelore te veprojme
'Te mesojme, te praktikojme 
te therrasim, te durojme!"


Me te vertet kush ndihmon Fene e Allahut
Allahu do ta ndihmoje ne ceshtjen e tij
Keshtu le te therrasim drejt Allahut
duke shpresuar ne Shperblimin e Tij!


Edhe nje here O ju Pasues te Sunnetit
jepni kontributin tuaj ne ceshtjen e Davetit!
Nese deshirojme te jemi prej banoreve te Xhennetit,
Fene e Allahut duhet ta ndihmojme
dhe rrugen e ndritur te Pejgambereve ta pasojme,
Pasi Ummeti jone tash eshte ne nevoje,
e lusim Allahun qe Daveti Selefi te triumfoje!



No comments:

Post a Comment