Perse ne erresire eshte zhytyr njerzia
merzia dhe vuajtjet nuk kane te mbaruar
Perse shume prej tyre i ka kap marrezia
pikellimi dhe streset, zemrat e tyre kane kapluar
Ku valle eshte fshehur lumturia
qe s'gjendet as aty ku ka pasuri
ku mes te mirash zemra perseri vuan
dhe shpirti nuk gjen dot rehati
E ketu del ne pah e verteta
qe s'vlen as fame, as post e as pasuri
edhe nese i ke perseri e dhimbshme duket jeta
se nuk jane ato qe te falin lumturi
Porse lumturine e vertet
e cila zemres i dhuron prehje dhe rehati
e cila ndrit fytyrat e shpirtit i jep kenaqesi
eshte lumturia qe rrjedh nga besimi tek Krijuesi
E ku ka me lumturi
se atehere kur njeriu beson Krijuesin e Tij
e do fort Ate dhe i frikesohet ndeshkimit te Tij
i bindet dhe i perulet Allahut haptazi dhe ne fshehtesi
duke shpresuar ne shperblimet e Tij
Edhe nese besimtari eshte ne veshtirsi
nuk e len merzitjen ta pushtoje, por me dua i drejtohet Zotit te tij
gjithashtu ben durim dhe per shperblime shpreson
dhe kur gjendet ne rehati, i lumtur Allahun falenderon
Keshtu jeta e besimtarit ka nje tjeter kuptim
ku i jep fund merzitjeve, streseve pambarim
mjafton per te, te drejtohet kah Allahu e ti kerkoje ndihme
dhe afersia me Te, dashuria, malli ndaj Allahut per te eshte clirim
Ai i Cili na ka krijuar
na ka zbuluar burimin e qetesise
dhe gjithashtu na ka mundesuar
qe me bindjen ndaj Tij te shkojm
drejt Shtegut te Lumturise
Allahu xh.sh ka dhene garanci
se cilido qe ben vepra te mira
duke ju bindur Atij
do ti jepet nje jete e mire
e cila permendet ne Librin e Tij:
"E kush punon vepra te mira, qofte mashkull apo femer
dhe eshte besimtar, atij do ti japim nje jete te mire" Nahl 97
Allahu padyshim e mban premtimin e Tij!
Andaj kush kerkon ne kete jete lumturi
le ta marre rrugen qe e con tek Zoti i Tij...!
No comments:
Post a Comment