O Njeri!
Grumbull ditesh,
rrethuar me sprova dhe miresi,
rrethuar me veshtiresi dhe kenaqesi.
O Njeri!
grumbull veprash,
rrethuar me mekate,
vepra te mira dhe kerkim falje,
rrethuar me plot gjynafe.
O Njeri!
grumbull ditesh e grumbull veprash,
mblidhen veprat e tua
ne ditet e jetes te caktuara.
Çfare je valle?!
Nje Numèr !
Nje grumbull veprash
qe vihen dhe peshohen,
mblidhesh dhe zbritesh.
Mblidhesh,
kur veprat e mira
te shumefishohen e shtohen.
Perkujto!
Nje meditim,adhurim,agjerim
namaz,zekat,sadaka
dhe shume te tjera
dhe istigfar,pendim dhe shume adhurim...
Zbritesh
kur gjynafet e tua shtohen
kur pendimi vonohet.
Perkujto!
Gjynafe te medha e te vogla,
gjynafe te perserituara,
borxhe,pergojime dhe shume te tjera...
Nje Numer!
Qe mblidhesh e zbritesh,
dhe del nje shume.
Perseri je Numer!
Zgjidh vete,çfare Numri do te jesh,
Zgjidh vete,shuma jote do te çoje
ne xhehenem a xhenet.
Ku valle do te jesh!
No comments:
Post a Comment