Sunday, August 26, 2012

Sekondat e jetes!




Sekondat e jetes
rri dhe i mendoj
ndersa shiriti i jetes
shpejt me kalon


Kushedi sa sekonda
kot kam shpenzuar
sa vepra te mira
kam neglizhuar


Qofte dhe sa buzeqeshje
nuk i kam dhuruar
dhiker, perkujtim
une i kam harruar
Zotit me shume
t'i isha afruar


Sekondat e jetes
shpejt jane duke kaluar
valle, nuk e di sa nga jeta ime
kam harxhuar


Sa sekonda te shpejta
qe kalojne me nxitim
me pune te pavlera 
shkojne pambarim


Cudi se sa ngadale 
kalon cdo sekond
me pune te mira
me adhurim


Le t'i hedhim nje sy
jetes sone te shkuar
sa sekonda kot
ne kemi shpenzuar


Miljarda sekonda 
qe kemi harxhuar
dhe sa pak jete na duket
se kemi kaluar
sa pak perjetime
per t'u kujtuar


Sa sekonda te jetes
nuk dime t'i vleresojme
ato kane vlere, si guret e cmuar
nese Kuran do te kishe lexuar
sa shume shperblime do ishin shkruar


Ndaj mbushi sekondat 
e jetes tende me adhurim
dhe nga Allahu
kerko shperblim


Sekondat e jetes
jane nje mundesi
fshehin thesare dhe pasuri
nese i perdor per miresi
per pune te mira dhe nijetin tend mos e nderro
por gjithmone Kenaqesine e Allahut syno!



5 comments: