Tuesday, July 10, 2012

Largoju vetepelqimit!




Vazhdon te mendosh mire
edhe pasi nefsit tend
deshirat ia ke plotesuar
me mekate e ke tepruar
urdhrin e Allahut 
duke e kundershtuar


Vazhdon te mendosh mire
edhe pasi koha kot te ka kaluar
ne te kote duke e shpenzuar
e keshillat e Pejgamberit 
duke i harruar


Vazhdon te mendosh mire
edhe pasi jeta jote ka kaluar
nderkohe qe dijen, adhurimet 
duke mos i shtuar
e duke mos iu bindur 
Allahut te Lartesuar


Çudi?!
Çudi me ty o njeri!
Se si mendon mire per veten 
me tere keto mangesi?!


E mban veten 
me shpresa te kota
mendon se je shume mire
si ty s'ka tjeter bota


Harron mekatet
qe i ke vepruar
e mendon se gjithmon
i je bindur Allahut te Lartesuar


Ndjek mekatet me mekate
dhe me pas vazhdon duke shpresuar
se Xhennetin e Allahut
ke me e fituar


Te mendosh mire per veten
edhe pas gjithe ketyre fakteve 
eshte vertet per tu pikelluar
andaj duhet patur kujdes
perpara se me u mashtruar


Vetepelqimi te shkaterron
prandaj mos i ndiq rradhet 
e ketyre njerezve te mashtruar,
por gjithmone kujtoji mangesite 
dhe mekatet qe i ke bere 
Allahut te Lartesuar
ne menyre qe vetepelqimit 
ti jesh larguar!