Dy fjale zemre
per motren time ne Islam
mbulesen tende qe e ke
a siç don Allahu e ke véne?
Dije se mbulesa eshte mburoje
qe te mos jesh objekt reklamimi
eshte nder per ty o moter
nje veper lavderimi
Allahu na ka urdheruar per modesti
mbulim i bukurive vecse ne shtepi
ndersa kur del jashte shtepise
para njerzve te huaj
me xhilbab duhet me u mbulu bukuria juaj
Motra muslimane per mbulese
Islame eshte urdheruar
por urdhrin e Allahut jane
duke e kundershtuar
duke u treguar te pabindura
vishen duke u zbukuruar
A mos Allahu per zbukurim ka urdheruar
por pak ka prej njerzve qe jane duke kuptuar!
A mos Allahu urdheron per fitne
prishje te moralit dhe zbukurim?!
Jo, o motra ime kjo eshte vetemashtrim!
Le te pyesim veten
urdhrin e Allahut a e kemi plotesuar
mbulesen e grave te selefeve, a e kemi pasuar?
O ti moter
qe mbulesen tende e ke zbukuruar
pa mendo njehere
a per kete Allahu te ka urdheruar?!
O moter
per ke zbukurohesh kaq shume
a mos don te behesh objekt i shikimeve ordiniere
dhe te ngopesh syte e etur te te tjerve?
Mos ashtu se Allahu hidherohet prej teje
por kenaqe Ate me mbulese Islame
dhe mos ki ndroje a turp prej te tjerve!
Ki frike Allahun
dhe ploteso urdhrin e Tij
mos ndiq armiqte e Islamit
te cilet duan rrenimin ne themel te tij
Kujdesu qe mbulesa jote
kushtet Islame ti plotesoje
qe nga zjarri i Xhehenemit
per ty te jete mburoje.
Ne e kemi detyrim
urdhrin e Allahut me pasu
ai qe ndjek urdhrin e Tij
Xhenetin ka me fitu!
No comments:
Post a Comment