Tuesday, May 8, 2012

Faleminderit O Zot!


Drejt qiejve
syte drejtoj,
dua Ty te kerkoj,


O Zot I Madh,
me drejto mua
drejt rruges se drejte,
drejt Xhenetit!


Me drejto mua,
pike e universit,
Nga Ty vec meshire kerkoj,
me trup e me shpirt
vec Ty te adhuroj, 


Krijues i gjitheckaje, 
mbushe zemren time me drite,
e besimin tim rrite perdite, 


Jam ne udhekryq,
rrethuar nga shume dyer,
cila eshte me e mira 
vec Ti ma ke rrefyer,


Ne rrugen e Selefeve 
vec Ti me ke drejtuar,
Te lutem me hap dyert e jetes 
te shkoj fituese drejt Ahiretit 
e me meshiren tende 
hapi per mua dyert e xhenetit.


Faleminderit qe jam deshmi e fuqive te Tua.
Faleminderit qe me fale drite mua !