Thursday, December 6, 2012

E çuditshme!




Kjo eshte gje e çuditshme
te gezohesh me mashtrime
tregohesh i pavemendshem
ndaj asaj qe enkas per ty eshte fshehur


Mashtrohesh me shendetin
dhe harron afrimin e semundjes
gezohesh per shpetimin
dhe harron afrimin e dhimbjes


Fundi i dikujt tjeter
tregon per fundin tend
shtrati i nje tjetri para vdekjes
flet per shtratin tend
kujdesi per kenaqesite
te beri te harrosh prishjen e vetes
dhe perjetimin e te vertetes


E çuditshme
o njeri gezohesh me mashtrime
kur dielli shendrit diten e re
toka ndryshon nje faqe tjeter
jeta jote merr nje kthese tjeter
harron dhe nuk i kthehesh pergjegjesise
harron takimin me  Zotin e gjithesise!