Fuqia e fjales



Fjala ka nje fuqi madhore, aq sa i Derguari i Allahut 
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e la pa e permendur, 
sic eshte transmetuar se ka thene:

"Nje besimtar ben Xhihad me shpaten e tij, 
dhe gjithashtu me gjuhen e tij." 

Po ashtu, Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene 
ne lidhje me poezine:

"Me te vertete ne Poezi ka (disa) urtesi." 

Duke e perdorur kete si nje mjet per te inkurajuar 
te gjithe ata qe shkruajne poezi islame, per te ecur 
perpara me poezite e tyre dhe ti perdorin ato si 
nje mjet te Dauas, dhe si perkujtim dhe keshille 
per Ummetin muslimane, pasi perkujtimi u ben dobi 
besimtareve, dhe kjo eshte rruga ne te cilen ne ecim. 

Ne kemi planifikuar ta perdorim fuqine e fjales 
per te mire. Duke ndjekur shembullin e poeteve 
te Sahabeve, Tabiineve dhe atyre qe vijne pas tyre. 
Duke e perdorur poezine si nje media per te thirrur 
drejte nje Islami te paster. Ne i permbahemi 
Menhexhit Selefi, keshtu qe te gjitha poezite 
do te jene ne perputhje me kete metodologji 
dhe nuk do te kete asnje poezi ne te cilen 
mesazhi eshte ne kundershtim me kete rruge. 

Shpresojme nga Allahu qe te sjelle miresi dhe dobi, 
sinqeritet nga ana jone dhe perfitim nga ana 
e lexueseve, dhe suksesi vjen vetem prej Allahut, 
Zotit te boteve! 

No comments:

Post a Comment