Ji i sinqerte me Allahun
Kenaqesine e Tij ke per ta fituar
beji veprat e tua vetem per Allah
atehere me Allahun ke per tu afruar!
Allahu i lartesuar
per sinqeritet na ka urdheruar
ndaj kur ta bejme nje veper
le te mendojme se cfare kemi synuar
a jemi duke e bere per interesa dunjaje
apo per hir te Allahut te madheruar?
Nese mendojme mire
atehere kemi per ta kuptuar
se veprat pa sinqeritet
s'kane per tu pranuar
andaj cdo lloj qellimi tjeter
i duhet larguar!
Le te llogarisim pak
valle nga ato vepra
ku Allahun me sinqeritet
nuk e kemi adhuruar
c'fare mund te kemi perfituar?
Ne te cilat dunjaja eshte synuar
syfaqesia eshte theksuar
nje lodhje e tejngarkuar
ku shperblimi i Allahut eshte larguar
pra, c'fare vlere paten?!
ato jane vec humbje,
asnje gje e fituar!
Atehere le te fillojme
qe nijetet ti permiresojme
e dunjase rendesi mos ti kushtojme
vemendjen kah Allahu ta drejtojme
dhe lutjet per sinqeritet ti shpeshtojme!
Te jesh i sinqerte me Allahun
atehere do te behesh rob i dashur tek Ai
dhe a mund te jete dicka me me vlere
sesa kjo kenaqesi?!
E si mund te jete i mencur dikush
qe e shkemben shperblimin e Allahut
me asgjene e kesaj bote?!
ai shperblim per te cilin do te kemi
me se shumti nevoje ne Ahiret
E lusim Allahun te na dhuroj sinqeritet
dhe te na drejtoje udhes per ne Xhennet!
Allahu na befte prej te sinqerteve!
ReplyDeleteAllahumme Amin!
Delete