Imani ka gjashte baza
qe Profeti na i mesoi
te cilat c’do musliman
duhet t’i besoje
Te besosh Allahun
se eshte i Vetmi Zot
ne Rububije, Uluhije
dhe Esma ue Sifat
Besojme se Allahu
eshte i Vetmi Zoterues
qe jep jete dhe vdekje
Krijues dhe Furnizues
Adhurimi i besimtareve
Namazi, jeta jone
eshte vetem per Allahun
vetem per Zotin tone
E besojme Allahun
me Emrat dhe Cilesite e Tij
qe na i ka treguar
Kurani dhe Suneti
Beson muslimani
ne Melaiket e Tij
qe u krijuan nga drita
dhe i binden Atij
Allahu u ka caktuar
detyra te ndryshme te veprojne
dhe ata i binden
e kurre s’e kundershtojne
Besojme ne Librat e Tij
qe permbanin udhezim dhe drite
Teurati, Inxhili, Zeburi
dhe Kurani, Libri i shenjte
Ne to ka udhezime
urdheresa dhe ndalime
qe njerezit te mesojne
sipas tyre te veprojne
Besojme ne Pejgamberet
qe Allahu i dergoi
qe njerezit t’i mesojne
e udhen e drejte t’u tregojne
I pari ishte Nuhu
I fundit, Profeti jone
Vula e Pejgambereve
Muhamedi alejhi selam
Besojme ne Diten e Gjykimit
ku do te japim llogari
dhe secili nga ne
do te dale para Zotit
Do te llogariten punet tona
dhe i Plotfuqishmi do vendose
ne Xhenet apo Xhehenem
ku do perfundojme
Besojme ne Kader
Ç’fare Allahu ka caktuar
Ne Leuhi mahfudh
Ç'do gje Ai ka shkruar
Besojme me zemren tone
e shprehemi me gjuhe
me gjymtyre veprojme
e Kenaqesine e Allahut synojme
Kjo eshte Akideja jone
Akideja e Ehli Sunetit
e shpresojme te jete shkak per ne
qe te behemi banore te Xhenetit!