O moj nane nanezë
Punëtore e mirëzë
Më je kaq e dashurë
O moj gojëmjaltëzë
Buzagaz e fitirndritur
U bë koh që më ke pritur
Në havlli të ulemi
Si ngahera të mblidhemi
Nasijatet s’mi kurseve
Që prej ditës që më leve
Më mësove me lezete me ndere
Derisa dola prej dere
Më thoje fol me terbije
Se ashtu të ka hije
Ki kujdes burr e fëmi
Hë të pastë nana ti
Kurrë s’më le pas dore
Si ajo bletëza punëtore
U kujdese pa pushim
E kurrë s’kërkove shpërblim
Nana ime Muslimane
Namazlie si dardane
Allahu të ruajt në Ahiret
Ti moj nane më qofsh në Xhenet
Moj nane të ma bësh hallall
Që të kam lënë me kaq shum mall
Kahera më ke qenë durimtare
Sevap të qoftë moj manare
Me lejen e Zotit do të vi
Të të puth në ballë ti
Nanë e bij të falemi
Se te Ai do kthehemi
Nane moj më jep urat
Se pa të un jam e ngrat
Me kollaj të shkoj Sirat
Bashkë në Xhenet të jemi rehat
No comments:
Post a Comment