Sunday, July 8, 2012

O njeri...




O ti njeri që erdhe në dynja
Shpirti si të erdhi jetën kush ta dha
Mbërrite në këtë botë hiç pa e menduar
Çdo gjë e gjete gati e të sistemuar


Ishe një foshnjë që asgjë s’kuptoje
Në krahë të mbanin e veç belbëzoje
Pastaj u rrite e u zhvillove
Rrugën e jetës me vrull e more


Fillove me naze e arrogant të jesh
S’mendoje dy herë që llafin ta kthesh
Vepron me epsh e si ta thot mendja
Kufijtë i kalon si ta ketë ënda


Jeton i shkujdesur e mendjen s’e vret
Të gënjen mendja se çdo gjë e di vet
Por ja krejt papritur të vjen një fatkeqësi
Qan e dëshpërohesh o i mjeri ti


Fillon pastaj Zotit tënd t’i lutesh
Me ngulm e me shpresë e në lotë mbytesh
Dhe ja i Plotfuqishmi ty të mëshiron
Por ti kaq deshe dhe Atë e harron


Jetës së shkujdesur prap iu riktheve
Plot forcë e siguri veten e pandeve
Të ishe i tillë sikurse mendove
Të keqen që të ra përse nuk e ndalove?


Ecën në tokë tërë mendjemadhësi
E s’di pse jeton, ah i gjori ti
Pa rregulla e kufij jetën jeton
Të bindurit e të devotshmit ti i ofendon


Vallë s’mendon se kush të krijoi?
Në formën më perfekte ty të ndërtoi
Allahu i Madhëruar të përsosi ty
Të dha logjikë, veshë edhe sy


A nuk meriton Zoti yt i Vetëm të adhurohet
Mëngjes e mbrëmbje Ai të madhërohet
Po të ikin vitet e s’kanë më kthim
Veç qejfi e rehati për ty janë qëllim


Tek gjëra pa vlerë ti gjen kënaqësi
E njerëzit e pamoralë janë shembull për ty
Por çuditërisht kur dikush Islamin e mban
Tërë përbuzje thua: ç’bën ky la nam!


Vallë, si mendon se mbaron me kaq?
Veç qejf e rehat e do të dalësh paq?
Ktheju Zotit tënd e shko drejt mirësisë
Vish rrobën e turpit e të përulësisë


Zbukuroje veten me dritën e Imanit
Bëhu i sinqertë, jo vegël e shejtanit
Andaj kthehu tek Ai e mos vono
Se ata që pendohen Zoti yt i do.



Braktisja e bidatcinjeve, prej bazave te Sunnetit!



Braktisja e bidatcinjeve
eshte nje nga bazat e Sunnetit
nje parim madheshtor
qe mbron nga rreziku i bidatit


Permes saj muslimani 
e ruan fene e tij
mbrohet prej bidateve
dhe demit te cdo devijimi


Selefet i kane kushtuar rendesi
kesaj baze madheshtore
ata braktisnin cdo bidatci 
dhe paralajmeronin kunder tyre


Jeteshkrimet e tyre 
jane perplot bojkotim
ndaj ithtareve te bidateve
nencim dhe poshterim


Selefet nuk bisedonin me ta
nuk i pershendesnin dhe nuk rrinin me ta
nuk debatonin, por i bojkotonin
dhe per hir te Allahut i armiqesonin


Ata benin rezistence te prere
me shpate dhe me goje perhere
paralajmeronin kunder tyre
dhe u denoncuan prej bidateve
dhe prej ithtareve te tyre


Kjo per shkak se Selefet
percillnin metodologjine e Sheriatit
te cilen e sqaroi Allahu dhe i Derguari i Tij
ata ishin te kapur per Librin e Zotit
dhe per Sunnetin e te Derguarit te Tij


Ecja ne rrugen e Selefeve
ne mardhenie me bidatcinjte
eshte menyra e vetme per shpetim
nga te gjitha sprovat dhe fatkeqesite


Keshtu eshte detyre
per te gjithe Pasuesit e Sunnetit
t'i braktisin dhe t'i bojkotojne
ithtaret e bidatit


Nese deshirojne te ecin 
ne rrugen e udhezimit
duhet te paralajmerojne 
nga njerezit e devijimit


Gjurmet e selefeve 
duke i pasuar
dhe Kenaqesine e Allahut 
duke e synuar!



Ruhu dhe paralajmero nga bidatet!




I Derguari i Allahut
kujdesej per Ummetin e tij
e udhezoi drejt dyreve te miresise
dhe e paralajmeroi nga dyerte e ligesise


Ai gjithashtu paralajmeroi
ndaj te keqes me te madhe
qe eshte perhapur ne Ummet
duke na keshilluar
qe te ruhemi nga bidatet


Bidati eshte shpikje
qe e rivalizon Sheriatin 
me qellimin e njejte 
per t'u afruar me Zotin


Bidati s'ka burim
as ne Kuran, as ne Sunnet
dhe sillet si korigjim
i Fese Islame, pa te drejte


Allahu e ka plotesuar Fene
me ligjet e Kuranit dhe Sunnetit
dhe nuk ka nevoje per shpikje apo risi
sepse eshte i persosur Islami


Profeti paralajmeronte 
ne cdo fjalim
te ruhemi nga bidatet 
sepse ato jane devijim


C'do devijim 
e ka perfundimin ne Zjarr
prandaj rreth bidateve 
duhet te mesojme sa me pare


Te dime c'ka eshte bidat
e c'ka e kundershton Sunnetin
qe prej saj te ruhemi
nese e deshirojme Xhennetin


I Derguari i Allahut na ka sqaruar
qe nese duam prej bidateve te shpetojme
duhet te ruhemi dhe te paralajmerojme 
prej bidateve dhe prej atyre qe i pasojne!