Xhihadi eshte verejtur ne cdo kohe, ne menyra te ndryshme,
ne perputhje me kohen dhe rrethanat. Ne kohen e te
Derguarit te Allahut, nje lloj i xhihadit ishte gjuha, duke
recituar poezi dhe duke u pergjigjur me to, neper debate
te ndryshme.
Nje shembull qe e shpjegon me se miri kete eshte tek Hasan
ibn Thabiti, i cili ishte poeti i te Derguarit te Allahut.
Transmeton Aisha {radijAllahu anha} duke thene:
"I Derguari i Allahut {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} deshironte
te vendosej nje mimbar ne xhami per Hasan ibn Thabitin,
keshtu qe ai te qendronte mbi te dhe te recitonte poezi
duke e lavderuar ate, dhe ne emer te te Derguarit te
Allahut {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem}, ose ka thene se ai
e ka perdorur (poezine) per te mbrojtur te Derguarin
e Allahut {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} (ne pergjigje
te akuzave te pabesimtareve)."
I Derguari i Allahut {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} ka thene:
"Allahu e ndihmofte Hasanin me Ruhul Kudus derisa ai mbron,
ose lavderon, ne emer te te Derguarit te Allahut." (239).
Recitimi i poezive ishte i zakonshem ne kohen e te Derguarit
te Allahut dhe atehere eshte shkruar gjeresisht. Ai gjithashtu
kishte nje efekt te madh mbi popullin. Kjo eshte permendur
ne Sahih Muslim, nga Aisha {radijAllahu anha} se ka thene, se
i Derguari i Allahut {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} ka thene:
"Satira eshte me efektive tek Kurejshet se shigjetat mbi ta".
Gjithashtu, eshte transmetuar ne Mishkaat me Isti'aab se Ka'bi
{radijAllahu anhu} ka pyetur te Derguarin {sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem} ne lidhje me poezine. I Derguari {sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem} u pergjigj:
"Nje besimtar ben Xhihad me shpaten e tij, dhe gjithashtu
me gjuhen e tij."
Ne nje transmetim tjeter rreth kesaj, ka thene:
"Une betohem ne Allahun, kjo poezi i godet ata si nje shigjete."
Ndersa nder transmetimet qe gjenden ne Al-Adab al-Mufrad
al-Bukhari nga Imam Bukhari permenden:
1- Ubej ibn Ka'b permend se i Derguari i Allahut {sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem} ka thene:
"Ne poezi ka (disa) urtesi." (858).
2-Abdullah Ibn Amr ka transmetuar se i Derguari i Allahut
{sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} ka thene:
"Poezia eshte ne te njejten pozite si fjalimi. E mira e saj eshte
si fjalet e mira dhe pjesa e saj e keqe eshte si fjalet e keqija."
(865).
3- El Asuad ibn Sureji ka thene:Une isha nje poet dhe shkova
tek Profeti {sal-lAllahu alejhi ue sel-lem} dhe e pyeta:
"A mund te recitoj disa lavde (fjale lavderimi) qe kam shkruar
per Zotin tim?"
Ai tha:"Zoti yt do levdata." dhe nuk tha asgje me shume. (861).
Gjithmone duke shpresuar nga Allahu te jete nje pune
e begatshme dhe duke e perdorur fuqine e fjales ne
te mire, permes ketyre poezive, duke i trajtuar si
nje media, per te thirrur drejte nje Islami te paster!
No comments:
Post a Comment