Tuesday, May 29, 2012

Miresia e Duase!



O Njerez, mendoni
Allahu na ka dhuruar shume begati
kujtoni se edhe 'Duaja' eshte miresi


Duaja eshte arma e muslimanit
shtylle e fese, deshmi e imanit


Njeriu ne kete jete
gjithmone ka nevoje
qe Allahu Fuqiplote
ate ta ndihmoje


Kudo qe te jesh
ne rehati a veshtiresi
drejtoju Allahut me Dua
qe t'i afrohesh Atij


Ngrihi duart lart
Allahun falendero
permendi Emrat e Tij
pastaj falje kerko


O Njeri kujto
se Allahu eshte doreshlire
Ai e begaton pa mase
ate qe ben mire


O Rober te Allahut
beni pra Dua
se Miresite e Tij jane te shumta
Ai e begaton pa mase ate qe do
Xhenetin Firdeus ne Dua mos e harro!



Frikesoju!



Frikesoju
krismes se kijametit
o rob i Allahut,
frikesoju denimit te Tij,
o rob i Allahut


Frikesoju llogarise 
qe do te japesh,
frikesoju fjaleve
a veprave te tua,
frikesoju Madheshtise se Tij,


Afroju miresise,
ndergjegjesoju ndaj adhurimit 
te pandalur,
permendjes shpesh te Tij,
e dhikrit pa kufi,


Pendohu sinqerisht,
e bej teube pambarimisht,
Zotit dorezohu krejtesisht,
se eshte me se e sigurt,
atje eshte kthimi i fundit,


O rob i Allahut
gjej te verteten,
kerkoje ate,
nenshtroju Drites se Vertete
me sinqeritet,
qe te fitosh Xhenet!



Fillo mendo!




Dy fjale do te them ty o njeri
inshaAllahu Teala te bejne dobi


Shiriti i Jetes xhiron me shpejtesi
Valle a ke menduar sa vjeç je tani?
Ku shkuan gjith keto vite
sa shpejt qe kalojne
A mos u habite?!
Koha nuk te lajmeron


Le te mendojme njeher
jeten tende ku, si e ke çuar
ne gjynahe perher
apo Allahun duke adhuruar


Kjo jete qe ke kaluar
eshte e mbushur plot
ndoshta me adhurime
ose me gjynahe, vepra kot


Nese keto dy te fundit
do ti vinim ne nje peshore
Valle cila ane
do korrte fitore?


Ndal o njeri
per nje çast mendo!
Vdekja mund te te vije tani
Fillo reflekto!


Kjo bote eshte sprove
ne jemi udhetar,
kjo dunja eshte veç stacioni i pare


Kujtohu sa s'eshte vone
dijen e vlefshme me fitu
te punosh me te
Teuhidin me plotesu


Sa me shume adhurime
namaz, agjerim, dhiker, istigfar
aq me shume shperblime
ne Ahiret ke me marr


Kjo bote po lihet pas
e bota tjeter po vjen
mos ji prej bijve te dunjas
te jesh prej bijve te Ahiretit ia vlen


Fillo mendo me shume per Ahiret
se Allahu te solli ne kete jete per ibadet!


Fillo Puno o Njeri
Ne Keto Nete Te Shkurtra
Per Ditet e Gjata Te Ahiretit!



Segmentet e jetes



Sa segmente te jetes
me kujtohen dhe duket
sikur me frikesojne,
valle ato shume fshehin
dhe ne mendjen time kalojne.


Si orteqet e bores rrotullohen 
dhe marrin me vete mekate, 
vepra te mira grumbullojne,
se di fundin se kur
do te perfundojne.


Rrotullohen 
dhe mendimet e mia
verviten rreth mekateve,
kohes qe harxhoj
dhe mekateve 
qe segmentet e jetes sime plotesojne,
derisa shiriti i jetes te xhiroje.


Sa segmente te jetes
me kujtohen 
dhe me frikesojne,
frikesohem per mekatet e mia
frikesohem per jeten qe kaloj.


Se di pse kohen e harxhoj, 
mekatet e mia i neglizhoj,
lus Zotin,
qe istigfarin tim te me pranoje
mekatet e mia 
me pendim ti fshij,
me vepra te mira,
t'i zevendesoje.


Sebepet dhe mundesite
per vepra te mira 
ne segmentet e jetes 
te me mundesoje,
derisa shiriti i jetes te xhiroje!



Mos e lër merzitjen të të pushtojë..!



Mos e r merzitjen te te pushtoje
se veç lulja e zeze ne jeten tende do te agoje
Vertet ndjenjat e vyshkura do te çelin 
dhe lulen e gezimit nga zemra ta nxjerrin


Por ti me ilaçin e buzeqeshjes luftoji
dhe qe ne fillim parandaloji


Se kur rri i merzitur nuk fiton
perkundrazi veten e shkaterron
dhe te tjeret i trishton
ndersa Shejtanin, armikun tend e gezon


Kur kohen i merzitur e kalon
jeta jote kot shkon
dhe pa dobi perlat e kohes i harxhon
merzia ty pak nga pak te shkaterron


O njeri, a per dunjane merzitesh
kur ti e din shume mire qe ajo 
me problemet dhe ngaterresat e saj
te mashtron. Pse nuk tregohesh
i mençur, shiko anen pozitive te gjerave
mos mendo shume per te ardhmen
e as per te kaluaren,qe nuk kthehet me
Mendo se ALLAHU te ka begatuar
me Islamin, driten e jetes 
dhe se te ka nderuar me Selefizmin
Pishtarin udhezues drejt rrugeve te lumturise!