Wednesday, May 30, 2012

Nje perkujtim i vlefshem!




Dita e Gjykimit
tashme kishte mberritur
e ne mbare boten
nje rremuje e madhe ishte ngritur


Gjithe njerzit neper rruge
ishin gjithandej
e te gjithe njekohesisht
prisnin se cdo behej


Une e kuptova 
se ishte Dita e Llogarise
ku secili do dilte
para Krijuesit te Gjithesise


Per nje cast kujtova
jeten e dunjase
zemra mu pikellua
per kohen qe lash pas


Si valle me shkoi ajo jete
Allahun shume pak e kam adhuruar
sa pak vepra te mira kam bere
ne jeten e shkuar


Ah sikur namaze
me shume te kisha falur
e Librin e Allahut
me shume ta kisha lexuar
tani ndoshta nuk do isha e pikelluar


Ah gjithe ajo kohe e cmuar
sa e sa momente kot me kane kaluar
sa mire do ishte
nese Allahun me shume ta kisha adhuruar


Sa do te doja
qe Allahu te me jepte dhe nje mundesi
te me kthente perseri ne dunja
e te veproja tamam ashtu sic don Ai


Ashtu po qendroja e penduar
sepse te gjitha ishin shenuar
tash ishte mbyllur Libri i Jetes time
prandaj isha zhytur thelle ne keto mendime


Ndersa Meshira e Allahut
aspak nuk u vonua
gjerisa ky rob i Allahut
nga gjumi u zgjua


Ishte vec nje enderr
ku Diten e Gjykimit kisha enderruar
dhe qe mjaft e vlefshme 
sepse me ka rikujtuar


Po ju flas nga zemra
te gjitheve ju o besimtare
shpejtoni kah punet e mbara
se casti i fundit shpejt ka me ardh


Mbusheni kohen tuaj me shperblime
se vertet vlera e saj eshte e cmuar
gjithashtu shmanguni gjynaheve
se keshtu keni me qene te fituar


Kini frike Allahun kudo qe te jeni
qe ate Dite te mos rrini te penduar
Punoni ne keto net te shkurtra
qe te jeni ne Xhenet te gezuar!



No comments:

Post a Comment