Thursday, July 12, 2012

Nje faqe e jetes (2)




Nise faqen e jetes me istigfar
ty, insha'Allahu te fal
per shume gjynahe qe i ke tejkaluar
e per shume te tjera qe i ke harruar


Nise faqen tende me adhurime
Allahu e vlereson perpjekjen tende
ka per te mundesuar kenaqesine e adhurimit
dijen dhe shtimin e perkujtimit


Allahu eshte Bujar dhe dhuron shume
Nise faqen tende te jetes me lutje shume
Lutu Atij qe ka mundesi per çdo send
Lutu Kujdestarit te Perhershem dhe Vigjilent
Perkujto sa here per ty eshte kujdesur
sa here te ka ndihmuar
nga shume situata, ty te ka shpetuar


InshaAllah vazhdon



Nje faqe e jetes (1)




Jeta eshte nje Liber
ku faqet shfleton
nje faqe e librit
nje dite e jetes sate
ku veprat grumbullon
çdo dite ti e ploteson


Harron qe çdo dite
Faqet mbarohen
Harron qe çdo dite
drejt fundit shkohet
harron qe nje dite
kapaku i librit do te mbyllet
zemra jote valle do gezohet apo trishtohet
 

Faqet shfletohen
veprat grumbullohen
sprovat shtohen
jeta vazhdon
por deri kur
cilen faqe te jetes
ti akoma zoteron
 

Ecèn kalimtar ne kete jete
jeten tende me nxitim kalon
sa kohe te jetes tende ti harxhon
dhe ti veten,shume e justifikon
 

Nje faqe e jetes tende
ti çel çdo dite
Jeten tende,ti serish rinis
minutat e jetes tende serish vazhdojne
veç Zoti e di kur do perfundojne.
 

InshaAllah vazhdon.



Jeton ne hutim




Njeriu  nuk kupton argumentet
Dhe nuk trishtohet
Nga fakti se do te kalbet
Dhe se cfare prej tij kerkohet.


Perkedhelja e vetes
E ndihmon dhe neglizhenca
Kujdeset per interesat e shpejta
Nuk mendon per humbjet e mevonshme
E per diten e llogarise.


Nuk i merr keshillat
Per udhetimin e tij nuk pergatitet
Nuk kujtohet 
Dhe vazhdon te perkedhele veten
Pa u menduar
Derisa jeta ti kete perfunduar


I papergatitur
Ne mes erresires
Neglizhences
Papergjeshmerise
Jeton ne hutim
Derisa vdekja e  zgjon 
Perballet me realitetin qe e pret
Valle cfare perfundimi ky njeri 
do te kete !