Allahu e bekoi Ummetin
me dergimin e dijetareve te udhezimit
te cilet me shpaten e Sheriatit
luftojne dhe mbrojne Fene e Zotit
Ata jane ulemat e permiresimit
qe i sjellin driten erresires
ata ftojne drejt udhezimit
dhe tregojne rrugen e shpetimit
Ata mbajne flamujt e Sunnetit
dhe rrezojne shtyllat e devijimit
ata jane luanet e Sunnetit
trashegimtaret e Profetit
Ata jane te kapur forte
pas Kuranit dhe Sunnetit
dhe e ndjekin me miresi
gjeneraten e Selefit
E drejtojne njerezimin
drejt Librit te Allahut
dhe Sunnetit te Profetit
ne rrugen e Selefeve
me te mire te Ummetit
Me xhelozi per Akiden
dhe Fene e vertet
gjithmone shpenzojne energji
ne Xhihadin per Sunnet
Therrasin per tek Haku
me dije dhe urtesi
ata jane prej shtyllave
te Davetit Selefi
Per besimtaret Muslimane
jane zgjidhje dhe mbeshtetje
gjithmone ofrojne clirim
ne kohe trazirash apo fitneje
Ata jane hale
ne syte e Hizbive
sepse gjithmone i refuzojne
dhe i mposhtin bidatet e tyre
Ata jane bartesit e diturise
te bazuar ne Librin e Allahut
dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij
andaj merrni dije prej dijetareve Selefi
Sepse ky eshte obligimi jone o besimtare
ta marrim dijen tone prej burimit te kulluar
prej dijetareve Selefi te degjojme dhe te mesojme
qe prej dijes dhe moralit te tyre te perfitojme!
Allahu i meshirofte dijetaret e Selefit
ata qe dhane jeten ne mbrojtjen e Sunnetit
varri i tyre u befte drite mbi drite
vendbanimi i fundit per ta qofte ne Xhenet
Allahu i ruajte dijetaret e sotem Selefi
ua shtofte energjine qe shpenzojne
ne Xhihadin per tek Sunneti
i bekofte ne dunja dhe Ahiret
i nderofte, i gezofte
dhe i shperblefte me Xhenet!
dhe i shperblefte me Xhenet!