Tuesday, June 5, 2012

Gezohuni o zemrat e Ehli Sunnetit




Gezohuni
o zemrat e Ehli sunnetit
Allahu iu ka premtuar
Vendbanimet e Xhennetit


Allahu iu zgjodhi 
dhe iu nderoi
sepse udhezimin 
per ju e deshiroi


iu nxorri nga erresira 
ne driten e udhezimit
qe me bindjen ndaj Tij
te shkoni drejt shpetimit


Vazhdoni te kapur forte
pas Kuranit dhe Sunnetit
sipas Menhexhit te Selefit
sepse Allahu iu pergezon
me vendbanimet e Xhennetit


Vazhdoni me thirrjen
per ne Teuhid dhe Sunnet
fene e Allahut ta ndihmoni
dhe Profetin e Tij te pasoni


Jini ne shoqerine 
e njerezve te Sunnetit
dhe ruani vetet tuaja
prej njerezve te bidatit


Studioni rreth fese
dhe merrni dituri
se tek Allahu 
ka me shume vlere
 i dituri


Qendroni te palekundur
ne rrugen e udhezimit
dhe lutjuni Allahut 
t'iu ruaje prej devijimit


Kushdo qe ecen
ne rrugen e Profetit
dhe kapet forte 
pas Kuranit dhe Sunnetit
sipas Menhexhit te Selefit
le te gezohet
Allahu e ka pergezuar
me Vendbanimet e Xhennetit!



O Rabi je sikur pranvera!




Kohe pas kohe
fitne te medha i vijne ummetit
Allahu percakton nga roberit e tij dike
ti jape jete, asaj qe nga kjo fe eshte shuar
Sunnetin nga bidatin duke e sqaruar
pasuesit e sunnetit duke i ndihmuar


Refuzimi eshte sunnet
tradite e perhershme e Ehli Sunnetit
shejkh Rabi El Medkhali 
si bartes i flamurit te xherhit dhe teadilit
deshmon dashurine 
per mbrojtjen e menhexhit te Selefit


Refuzon bidatin
e shkaterron me fuqine e sunnetit
therret drejt menhexhit
drejt librit te Allahut dhe Sunnetit te Profetit


Eshte i besueshem
dhe i mirenjohur
ka mprehtesi, dituri
ka pervoje ne gjendjen aktuale
me i mire ne refuzimin e bidateve


E kane lavderuar imamet dhe ulemat
ne saje te mbrojtjes se fese se Allahut
dhe refuzimit te njerzeve te bidatit


Me xhelozi per akiden e sakte
dhe fene e vertete
refuzon dhe kritikon
me referenca, fakte dhe argumente
trondit ithtaret e endjeve


Je model per shume thirresa 
ndihmon te triumfoje e verteta
sic ka thene 
muhadithi i shekullit shejkh Albani
O Rabi ti je sikur pranvera


Je kriter i ndarjes
midis pasueseve te sunnetit
dhe pasueseve te bidatit
ke dituri sipas Kuranit dhe Sunetit
ecen sipas menhexhit te Selefit


Qendrimi yt o shejkh Rabi 
eshte humbje per cdo hizbi 
dhe secilin kutbi
je shejkhu yne i cmuar 
fitore per cdo selefi


Shejkh Rabi
je dijetar i shquar i udhezimit
i drejte ne ndjekjen e sunnetit
larg bidatit, devijimit
nje bekim i ummetit


Ndiqni menhexhin e dijetareve Selefi
merrni mesim nga shejkhu yne, Rabi El Medkhali
qe ndihmon ne respektimin e Islamit
fese se vertet te Allahut
eshte ai imami i xhihadit
qe i shpall lufte bidatit!



Permiresimi i vetes




Ti vazhdon duke gabuar
e synon se shpejti te pendohesh
veprat e tua regjistrohen
por ti pas dunjase harrohesh


Ne librin tend te jetes
gabimet vazhdojne duke u shenuar
ndersa goma e pendeses
nuk eshte duke funksionuar


Mendon se ke kohe per tu penduar
sepse e keqja te eshte zbukuruar
shejtani ty te mashtron
nga Allahu te largon


Ti je i dobet o njeri
veten pse e drejton ne te keq
gjithe mekatet e tua ne vetmi 
ne dem te vetes do i kesh


Shejtanin e konsideron armik
e di se ne te keqija te urdheron
atehere pse e pason
kur te cyt, pse e degjon


Thua se dunjaja te ka hutuar
dhe e ndjen veten te dobesuar
epshet te kane rrethuar
e ske force per ti kundershtuar


Gabohesh o njeri 
Allahu te ka dhene liri veprimi
je ti ai qe vendos 
veten per ku ta destinosh


Nese ti e do shpetimin
atehere asgje nuk te pengon
ktheju Allahut me pendim
permireso veten tende si fillim


Merre rrugen e shpetimit
duke i braktisur ato gabime
nxito drejt portes se pendimit
lutu per meshire dhe falje


Permiresoje veten tende
dhe nga Allahu shpreso
se Ai, ata qe pendohen
 dhe permiresohen i do,
ua fal mekatet dhe i meshiron
sepse Ai eshte Er-Rahman
qe mbi Arsh qendron!