Wednesday, July 4, 2012

Imam Ahmedi, Mbrojtesi i Sunnetit!




Allahu e forcoi Islamin 
ne diten e fitnes rreth Kuranit
me dike qe e sakrifikoi veten e tij
me Imamin e nderuar, Ahmed Ibn Hambelin


Kur njerezit u vune ne sprove
me thenien:"Kurani eshte i krijuar"
kush kundershtonte, denohej me burgim
te gjithe rane dakord, pervec Imam Ahmedit 
qe mbajti qendrim


Pavarsisht torturave te perjetuara
sprovave dhe rrahjeve me kamzhik
ai qendroi deri ne fund i duruar
ne thenien: Kurani eshte fjale e Allahut 
padyshim


Sepse ai ishte Dijetar i Sunnetit
qe gjithmone i ka shpallur lufte bidatit
Imami i nderuar i Ehli Sunnetit
ishte ai, muxhahidi i shekullit


Prania e Imam Ahmedit 
ishte ne dobi te Sunnetit
fjalet e tij mbanin refuzim te fuqishem
prandaj u cilesua si Mbrojtes i Sunnetit


Kjo bote i doli perpara
dhe ai e refuzoi 
bidatet i dolen perpara
dhe ai i kundershtoi


Mbledhjet e tij 
ishin mbledhje te Ahiretit
gjithmone i keshillonte njerezit 
dhe i perkujtonte rreth Xhennetit


Ahmed Ibn Hambel
Imami i nderuar
ishte bujar dhe i duruar
modest, i ditur dhe i dalluar


Gjithe jeta e tij
sjelljet dhe vepra e tij
perballja me sproven rreth Kuranit
le te jete shembull per cdo selefi!



Dijetaret e Selefit (6)




Ne kemi dijetaret edukatore
si dielli qe ndriçon 
dhe ngroh me rrezet e tij,
ata jane dijetaret e mèdhenje
selefi.


Merrni shembull të 
Parët tanë të Mirë, 
ndiqni menhexhin e Dijetarëve Selefi, 
të tillë si Shejkhu ynë Ibn Baz, 
Shejkhu ynë el-‘Uthejmin, 
Shejkhu ynë el-Emin, 
Shejkhu ynë el-Albani, 
Allahu pastë mëshirë për ta. 


Dhe Shejkhu ynë Hammad (el-Ensari), 
Shejkhu ynë ‘Umer bin Muhamed Falata, 
Shejkhu ynë Muhamed Aman 
dhe të tjerët që kanë shkuar tek Zoti i tyre, 
Allahu pastë mëshirë për ta. 


Dhe po ashtu Ulematë tanë që janë sot, 
të tillë si Shejkhu ynë, 
Muftiu i nderuar ‘Abdul-‘Azijz bin ‘Abdullah Ali Shejkh, 
Shejkhu ynë i nderuar Salih el-Feuzan, 
Shejkhu ynë i nderuar Salih el-Luhejdan, 
Shejkhu ynë i nderuar ‘Abdullah el-Gudejan, 
Shejkh Salih Ali Shejkh, 
Shejkhu ynë i nderuar ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedr, 
Shejkhu ynë i nderuar ‘Ali bin Nasir el-Fakijhi, 
Shejkhu ynë i nderuar Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij, 
Shejkhu ynë i nderuar Zejd Ibn Hadi el-Medkhalij, 
Shejkhu ynë i nderuar en-Nexhmi – 
Allahu e mëshiroftë – dhe shume të tjerë. 


Lusim Allahun e Lartëmadhëruar 
që të kemi dobi prej dijes qe " Dijetaret e Selefit" 
mbartin dhe të na forcoje në rrugën e Sunnetit deri në vdekje, 
AI është Dëgjuesi i lutjeve dhe Pranues i tyre.



Dijetaret e Selefit (5)




Njeriu do te udhezohet 
sa me shume me dijen e tij,
dijetareve te selefit duke iu drejtuar,
duke punuar,mesuar, 
me shume duke u udhezuar.


Ata jane dijetaret e shquar te udhezimit,
i sjellin driten erresires,
jane te drejtet ne ndjekjen e Sunetit,
larg bidatit,devijimit,
jane ata ulemat e riperteritjes dhe permisimit,
jane ata bekimi i umetit .


Nga dijetaret e Selefit
kemi dobi te shumta,
jane pike kthimi orientimi
drite udhezimi,
per cdo musliman te kapur pas Kuranit dhe Sunetit, 
dhe ata jane Dijetaret e Selefit.


InshaAllah vazhdon 



Dijetaret e Selefit (4)




Dija eshte zbukuruar per ate qe e kerkon,
çdo kerkues ka nje kenaqesi qe ai e deshiron,
kurse kenaqesi e dijetarit tek libri qendron


Dijetaret e selefit kane ambicie per dijen,
dija per ta eshte mjet fisnikerie,
njohin te verteten veprojne sipas saj,
si dhe njohin te paverteten dhe qendrojne larg saj.


Dijetaret e Selefit zgjidhnin nje mendim te sakte,
lènin hapsiren qe mendimi i tyre mund te kete 
sado pak perqindjet e gabimit,
i kane porositur te tjeret te marrin 
prej nga dijetaret e selefit,
e kane marre dmth prej Kuranit dhe Sunetit.


Dijetaret,hoxhallaret, 
Ibn Kajimi i ka konsideruar, ata qe japin fetva,
si personat te cilet vulosin ne emer te Allahut
ndaj themi se duhen pasuar.


Dijetaret ndryshojne 
nga menyra e te argumentuarit 
me kuranin dhe sunetin,
e nga te menduarit,
Allahu e ruan dijen
ndermjet dijetarit.


Ata largojne nga libri i Allahut,ndryshimet,
largojne te gjitha pretendimet,
te atyre qe shkelin kufijte,
te atyre qe mbajne flamurin e bidatit,
duke ruajtur dijen,
duke shmangur devijimet.


Dijetaret e selefit japin fetva me dije, 
duke shmangur cdo humbje,
te kujdesshem ne dhenien e dijes
Edukues i te tjereve ne thirrjen e tij,
duke i folur cdo njeriu sipas gjendjes se tij.


InshaAllah vazhdon



Dijetaret e Selefit (3)




Dijetaret e selefit
jane bekim per popullin islamik,
i edukojne njerezit,
u mesojne fene me kuran e sunet, 
ne menhexhin e selefit.


Pergojimi i njerezve te thjeshte 
hyn tek gjynafet e medha, 
pergojimi i dijetareve eshte shume me i madh,
demi i pergojimit nuk kufizohet veç tek dijetaret, 
bie tek dija qe tek ata mbartet.


Dijetaret selefi jane miresi per kete umet,
ndaj kerkojini dijen nga ulemat,
meritat e tyre i mbulojne gabimet,
per ne jane obligim nderimet.


Allahu,kete umet e ka bekuar,
me dijetaret selefi 
qe i japin jete asaj 
qe nga kjo fe eshte shuar, 
intepretimet e pabaza 
qe kane sjelle njerezit e devijuar 
duke i refuzuar,
Sunetin nga bidati duke e sqaruar,
pasuesit e sunetit duke i ndihmuar,
pasuesit e bidatit me gjithe deklaratat e tyre 
duke i shkaterruar.


O muslimane selefi,
mos u beni si ata 
te cilet nuk shfaqin nevoje 
per dijetaret selefi, 
ata jane te zbukuruar me urtesi.

InshaAllah vazhdon



Dijetaret e Selefit (2)




Selefite,
mbledhin argumentet,
heqin pengesat 
dhe ne fund gjykojne,
I'tikad, bindjen e tyre tregojne.


Theniet e dijetareve 
te selefit ku thone,
mendimi im eshte i sakte 
por mund te jete edhe i gabuar,
kurse mendimi i tjetrit eshte i gabuar 
por mund te jete edhe i sakte,
ndaj dhe I'tikad (bindja) keshtu duhet formuar.


Dijetaret selefi iu mesojne 
te tjereve dituri,
dituria eshte drite,
bazuar ne argumente,
njihet e verteta per te ecur 
ne rrugen e vertete
ne argumentohemi me sened.


Nese nje besimtari te thjeshte
i paraqiten mendimet,
e bindin argumentet,
mbeshtet X dijetare te selefit,
ky besimtar mund te vazhdoje 
te ndjek mendimin e tij,
i lejohet te shfaqi mendimin e tij,
me argument,
ndaj thote se ky eshte mendimi im,
me argumentet qe kam parashtruar.


Dhe secili te ndjeke sipas 
kendveshtrimit te vet,
ate qe e ndjen zemra
pa u imponuar.
Dhe te thote
ky eshte I'tikad,bindja ime
dhe ndaj e kam theksuar.


Urtesia eshte dituri,
dhenia e dijes eshte miresi,
e dhene nga dijetaret selefi,
qe posedojne dituri. 


Allahu e ringjall zemren e vdekur,
me driten e urtesise 
ashtu siç ringjall token e vdekur me shi,
ndaj merrni dijen,
shoqerohuni me dijetaret selefi.


InshaAllah vazhdon



Dijetaret e Selefit (1)




E lus Allahun e Lartesuar
qe te na e beje te qarte
te sakten nga e kota,
te pasojme mendimin e drejte 
dhe te qelluar,
ne nje çeshtje fetare secili bindjen e vet 
ka per te formuar,
dijetareve te Selefit duke iu drejtuar.




Kerkimi i diturise,
eshte nga veprat e ibadetit,
kjo eshte nje nga shkaqet 
qe sjellin suksesin e xhenetit,
merrni diturine prej dijetareve te selefit.




Me ane te tyre njerezit forcohen,
peshoret maten ashtu sic duhet,
pronat e njerezve,
nga bidatet ne fe mbrohen.




Jo cdo kush ka mundesi
qe te shikoje mendimet,
qe ka dhene dijetaret e selefit,
nevojitet dituri,
te studioje mendimet,
te nxjerri perfundimet,
te shfaqi te tijat mendimet.




Kur ekziston lidhja me njerezit e dijes,
kerkohet udhezimi i tyre,
per çeshtje te ndryshme,
per umetin eshte nje shenje miresie.



Pyesni, dijetaret selefi,

nese nuk dini,
beni ata pike referimi,
se kura e injorances
eshte te pyesni.




Dijetaret selefi
jane mbjelles te davetit,
fjales se tyre i duhet referuar,
kur nuk i kupton fetvat 
atehere tek hoxhallaret selefi 
duhet drejtuar.

InshaAllah vazhdon