Wednesday, May 30, 2012

Si nje margaritar




Motra ime ne Islam
Ti Islamin perfaqeson
Je e ditur, e bukur, e ndershme
Per Allahun jeton


Je adhuruese e sinqerte, e perulur
e nenshtruar ndaj Allahut
e frikesuar nga mekatet
Pasuese e rruges se drejte
Ty, Allahu te ka nderuar


Si nje margaritar, me elegancen,
brishtesine, hijeshine, bukurine
qe te karakterizon


Je nena e dashur
qe me butesine, perkedheljet
dhe perkujdesjet
gjithmon na ndihmon


Je motra e dhimbsur
qe me zgjuarsi, shkathtesi
ne krahe, na qendron


Je mesuesja e palodhur
qe me durim na meson


Je shoqja besnike e jetes
ku gjejme force, mbeshtetje dhe besim
ku familja dhe gjithe shoqeria perfiton


Moter, je ura lidhese
e te gjitha shoqerive
Je celesi i sekretit
te mbarvajtjes se familjes


Je edukatorja e brezit te ri
miremban tullat e shoqerise
Je vendprehja e qetesise
per bashkeshortin
shembulli i dashurise dhe butesise
per familjen


Moter, identifikohu
si njeri me personalitet dhe virtyt
Je ti, duke mbajtur vleren, 
nderin dhe prestigjin
duke mbajtur kete shoqeri 
me edukaten fisnike.


Ehli Sunneti




Nje xhemat i vjeter
qe daton qe nga koha e Profetit
qe ndjek Kuranin dhe Sunnetin
sipas menhexhit te Selefit


e trashegon kete rruge
dhe do te ece sipas saj
deri sa te vije Kijameti 
sic ka paralajmeruar Profeti


Ata jane Ndjekesit e Sunnetit
dhe mposhtesit e bidatit
Jane ringritesit e Ummetit
ata quhen Ehli sunneti


El firkatun naxhije
jane grupi i shpetuar
gjithmon Dauan selefije
kane per ta ndihmuar


Drejt teuhidit Therrasin
dhe nga shirku paralajmerojne
bidatet i mposhtin
dhe bidatcite i refuzojne


Drejt te mires urdherojne 
pasi vete e kane vepruar
dhe te keqen e ndalojne
obligimin duke e plotesuar


Rruga e tyre eshte e qarte
Profetin dhe shoket e tij pasojne
dijetareve u drejtohen
dhe keshillat e tyre i degjojne
duke u kapur forte pas Kuranit dhe Sunnetit
sipas menhexhit te selefit
kjo eshte rruga e ndritur e Ehli Sunnetit
rruge e cila shpie drejt Xhennetit!



Le ti kthehemi Allahut o besimtare!




Mos u cudit!
Edhe pse Feja jote po luftohet ne te gjitha anet e globit 
Edhe pse vellezerit e tu muslimane jane te mjeruar ne ditet e sotit
Ti mos u cudit!
Pasi thirrja Islame luftohej nga te gjitha anet
edhe ne kohen e te Derguarit te Zotit!


Edhe Daveti i Pejgamberit tone 
eshte luftuar nga armiqte e Islamit,
por eshte pse ishin shume te pakte ne numer
valle si e arriten fitoren njerzit e Imanit?


A mos ndoshta qe ne fillim te Davetit
u shpallen lufte arabeve?
A mos ndoshta qe ne fillim, u shpallen lufte 
perseve dhe romakeve?
Jo, sigurisht qe nuk vepruan kesisoj,
por atehere cfare bene ata qe Allahu i ndihmoi??


Dije o besimtar i Allahut,
se pavarsisht numrit te vogel qe kishin muslimanet e pare
perballe ushtrive te kafirave dhe idhujtareve,
Allahu i ndihmoi ata dhe u dha fitore
per shkak te besimit te sinqert qe kishin ne zemrat e tyre!


Keshtu edhe sot qe ekziston i njejti problem
e kemi detyre te veprojme sic vepruan muslimanet e pare,
ta sherojme fatkeqesine tone sic e sheruan ata
se semundja e njejte, te njejtin ilac ka,


Atehere le ti leme protestat
luftimet e prijsave apo kafirave,
sepse kushtet dhe mundesite ndaj tyre mungojne,
prandaj dhe dijetaret keshillojne 
qe keto gjera duhet ti parandalojme, 


Pasi gjendja jone sot eshte e njejte si muslimanet e pare,
qe ishin te shtypur, te dobet e te luftuar,
keshtu si jemi,luften akoma nuk kemi mundesi per ta perballuar,


Keshtu rrugezgjidhja e Umetit tone
eshte ti kthehemi Allahut o besimtare,
le ti degjojme dijetaret kur na keshillojne 
qe si fillim veten tone duhet ta permiresojme,


Pastaj kush deshiron Xhihad
le ta beje ate me nefsin e tij, dunjane dhe shejtanin,
le ti lere mekatet e ti kthehet Rrahmanit,
keto do ti nevojiten ne plotesimin e Imanit,


Me te vertet kjo bote na ka mashtruar 
dhe Allahun shume pak jemi duke e adhuruar,
te gjithe po rendemi pas kenaqesive te kesaj dunjaje
edhe pse e dime se ajo eshte kalimtare,


Edhe pse vlera e kohes eshte e cmuar
ate shume pak, ne te mire jane duke e shpenzuar,
edhe pse shume libra nga dijetaret jane krijuar
shume pak ka prej njerezve qe jane duke i lexuar,


E pra gjith kjo gjendje e mjeruar
a e kupton o besimtar se pse eshte duke vazhduar??
Valle Fene e Allahut a po e mban kush sic duhet,
Islami eshte drite, e me te nuk luhet!


Ndaluni o besimtare te Allahut
kemi akoma kohe, veten per ta permiresuar,
le te trokasim ne deren e Teubes 
dhe te kthehemi tek Allahu te penduar!


E pse mos ti kthehemi Meshiruesit
kur Ai deren e Teubes na e ka lene hapur,
vertet ne e dime se te gjithe gabojne, 
por me te miret jane ata qe pendohen 
dhe veten shpejt e permiresojne,


Le te fillojme ta adhurojme Allahun me sinqeritet
duke ndjekur shembullin e Profetit alejhis selam!
Delirja dhe edukimi jone ne fillim
pastaj i besimtareve te tjere anembane,


Atehere cfare na ngelet o ndjekesit e Sunetit!
Kushdo qe eshte pjese e Umetit te Muhamedit,
pjese e ketij Umeti, me te cilin do te nderohet
I Derguari i Allahut, ne diten e Kijametit,
duhet te japim kontributin tone ne ceshtjen e Davetit,
duke shpresuar nga Allahu te na beje prej banoreve te Xhenetit!


Ne erresiren e nates




Ne erresiren e nates ndriçon shpresa per mua,
shpresa qe O Allah te me falesh mua.


Te ngrej duart lart dhe Ty te drejtohem,
E di qe lutja ime nga Ty degjohet.


Ul syte e mi, gjynahqarja une
me mekatet mbi shpine valle ku do vete un. 


Une kam gabuar, O Zot perseri,
gjynafeve iu jam kthyer 
dhe prape drejtohem nga Ti.


E perlotur me lot ne sy,
E permalluar per takimin me Ty,
njekohesisht e frikesuar
qe do te paraqitem para Teje
gjynahqarja un shpresoj prej Teje.


Dhe prape drejtohem nga Ti,
dhe prape ndriçon nje shprese ne erresiren e nates, 
ndriçojne lutjet ne fundin e nates.


O Zot, Ty te kerkoj,
Tek Ty lutem, Tek Ty falem
Tek Ty istigfar kerkoj


Kerkoj qe lutjet e mia te mi plotesoj,
nijetet e mia O Allah rregulloi
cdo gje per hir Tend ne jeten time mundesoi.


A ka gje me te bukur, te lutem Ty Allah,
lutja zemren ta ngroh,shpresa,friken mposht.


Te drejtohem O Allah me sinqeritet 
ne lutjen time shpresa jeton, 
imani,zemren ngroh.


Kerkoj qe mekatet nga vetja ti largoj,
llogari mos te jap por kur te dal para Teje
do te lutem O Allah dhe do te them
ne kete erresire te nates shpresa ka ndriçuar
Une nga Ty,falje Kam shpresuar.


Do te lutem O Allah istigfarin tim,
te lutem ta kesh pranuar
gjynafet e mia te me jene larguar.


Ne kete erresire te nates shpresa ndriçon,
shume kam kerkuar e shume kam shpresuar.


Lus nga Ti O Zoti im
lutjet e mia qe ti kesh pranuar
gjynafqarja une,
nga Ty O I Mundshmi per gjithçka kam shpresuar,
me ujin e pendeses, TY te jam drejtuar
ne erresiren e nates nga Ty,O Zoti im
une kam shpresuar.



Daueti Selefi




Sot Ummeti Islam eshte i nevojshem
per tu mekembur ne rrugen e udhezimit
nevojiten njerez te kapur pas Sunnetit
qe te jene nxites drejt rruges se shpetimit!


I sheh sot muslimanet
ne nje gjendje te mjeruar
qe shkojne pas kenaqesive te dunjase
e konkurrojne ne grumbullimin e parase
sot ata luftojne per fame e pozite
duke harruar se nga dunjaja
kane per tu larguar nje dite!


Valle, kjo eshte ajo per te cilen jemi urdheruar?
valle, a per kete jemi krijuar?
te rendemi pas kenaqesive kalimtare 
duke harruar venbanimet perfundimtare!


Gjithashtu sot po shohim 
ate cka zemrat na i vret
ate per cka cdo besimtar shqetesohet
ate per cka pejgamberi yne na ka paralajmeruar
ndarjen e ummetit tone te cmuar
ne parti, sekte dhe grupacione
ku secili ndjek mendimin e vet
megjithese eshte shume larg rruges se drejte
pa u interesuar ti kthejne ceshtjet tek Kurani dhe sunneti
ashtu sic i ka kuptuar ato gjenerata e ndritur - Selefi


Andaj eshte detyre per ty o Pasues i Sunnetit
qe ta preokuposh veten me ceshtjen e Ummetit
dhe pasi te kesh menduar mire per keto hollesi
atehere duhet te japesh ndihmen tende edhe ti!


Ndiq rradhet e atyre qe ecin ne rrugen e udhezimit
qe ndjekin hapat e pejgambereve, me te mireve te njerezimit
qe i nxjerrin njerezit prej erresirave te humbjes dhe mjerimit
per ne driten e rruges te drejte dhe udhezimit!


Qe drejt Teuhidit therrasin dhe Shirkun e debojne
Qe luftojne qe bidatet ti mposhtin dhe Sunneti te triumfoje
qe muslimanet ti kthehen fese te tyre dhe te shpetojne
me sinqeritet dhe korrektesi Allahun ta adhurojne!


Atehere le te ndjekim shembullin e atyre
qe gjithe jeten e tyre thirrjes per tek Allahu ia kushtojne
por pa harruar veten si fillim ta permiresojme
dhe sipas motos themelore te veprojme
'Te mesojme, te praktikojme 
te therrasim, te durojme!"


Me te vertet kush ndihmon Fene e Allahut
Allahu do ta ndihmoje ne ceshtjen e tij
Keshtu le te therrasim drejt Allahut
duke shpresuar ne Shperblimin e Tij!


Edhe nje here O ju Pasues te Sunnetit
jepni kontributin tuaj ne ceshtjen e Davetit!
Nese deshirojme te jemi prej banoreve te Xhennetit,
Fene e Allahut duhet ta ndihmojme
dhe rrugen e ndritur te Pejgambereve ta pasojme,
Pasi Ummeti jone tash eshte ne nevoje,
e lusim Allahun qe Daveti Selefi te triumfoje!



Dua ne shi




Bie shi,
Erresira ka mbuluar,
Bien pikat e shiut dalengandale,
Mendimet me kane mbuluar,
nje jete te tère qe kam harxhuar...


Gjendem tani ne kete kohe e menduar,
vallè se si ka rrjedhur jeta ime,sa ka ndryshuar...


Vitet ikin,
koha ecen,
gjurmet e mia ne kohe ngecin,
hapat hedh ngadalè ,
erresira, diten perfundon,
veprat e mia te dites grumbullon...


Ditet ecin,
jeta vazhdon,
valle kur jeta ime
do perfundoje,
valle se si sprovat do vazhdojne,
veprat mblidhen,
gjynafet vazhdojne...


Pikat e shiut bien,
erresira ka mbuluar,
jeta e kaluar ka shkuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar,
te lus te me falesh per kohen e harxhuar,
te lus Ty, O Allah i Lartesuar
qe adhurimet e mia te mi kesh shtuar,
gjynafet e mia te mos jene shkruajtur 
e veprat e mira, te me jene shumefishuar...


Bie shi,
erresira ka mbuluar,
bien pikat e shiut dalengandale,
mendimet me kane mbuluar,
mendoj per jeten e shkuar,
per ate qe me pret,
duke u lutur
Te lus Ty, O Allah i Lartesuar
lutjet ne shi te mi kesh pranuar.


Lufto me nefsin!




Zemrat jane si enet
qe permbajne miresine ose devijimin
ato jane ne pushtetin e pasionit
qe con drejt shkaterrimit


Pasioni eshte semundje per shpirtin
ku kundershtimi i tij eshte ilac sherimi
permes tij Allahu i sprovon roberit
duke u  dalluar i keqi nga i miri


Allahu i ka vene detyre cdo njeriu
qe gjate kohes te shkurter ne dunja
te kundershtoje egon qe e urdheron per keq
te shmanget prej epsheve dhe te mos i ndjek
kenaqesia e te cilave sjell shkaterrim
humbje ne dunja dhe ne Ahiret mjerim


Kjo ne menyre qe njeriu 
te fitoje pjesen qe  i takon 
nga kenaqesite dhe shperblimet e Ahiretit
qe jane me te medha se kenaqesite e dunjase
 qe nuk krahasohen me ato te Xhenetit


Keshtu lufto me nefsin tend 
pasionin vazhdo duke e kundershtuar
mos i ndiq epshet sepse vetem keshtu
ke me qene i fituar


I mencur eshte ai 
qe u jep perparesi Deshirave te Allahut 
mbi deshirat e tij, e zoteron nefsin e tij
dhe egon qe urdheron per keq e kundershton
i mbeshtetet Allahut dhe luften me nefsin e fiton


Kush i bindet pasionit 
meriton vuajtjet e Xhehenemit
ndersa kush e kundershton 
meriton kenaqesite e Xhennetit!


Dije dhe kujto gjithmon 
se ai qe i bindet urdhrit te Allahut te lartesuar
e kundershton pasionin, epsheve duke iu larguar
ka per te qene ne te dy jetet i fituar
kenaqesite e Ahiretit ka per ti shijuar
dhe vuajtjeve te Xhehenemit ka per t'iu shpetuar
Ne dashte Allahu i lartemadheruar!



Namazi




Namazi eshte shtylla kryesore e fese
veper qe ngre gradat ne xhennet


E para veper ku robi jep llogari 
ne diten e gjykimit
vepra me e mire
per sa i perket shperblimit


Pastrimi nga hipokrizia,
 shirku dhe mosbesimi
pengesa me e mire nga
 veprat e keqija dhe imoraliteti


Namazi eshte drite per besimtaret
ne dunja ne varr dhe sirat
dhe ne diten e gjykimit
namazi eshte shkak 
per ngritjen e besimit


Allahu ia ka obliguar
namazin besimtarit
eshte nga miresite e Allahut
nga bujaria dhe mencuria e Tij
eshte lidhja shpirterore midis njeriut 
dhe Zotit te tij


Namazi eshte argument
per iman dhe islam
sjell furnizim,
largon varferine
dhe per shume semundje 
eshte sherim!



Ji i sinqerte me Allahun!




Ji i sinqerte me Allahun
Kenaqesine e Tij ke per ta fituar
beji veprat e tua vetem per Allah
atehere me Allahun ke per tu afruar!


Allahu i lartesuar
per sinqeritet na ka urdheruar
ndaj kur ta bejme nje veper
le te mendojme se cfare kemi synuar
a jemi duke e bere per interesa dunjaje
apo per hir te Allahut te madheruar?


Nese mendojme mire
atehere kemi per ta kuptuar
se veprat pa sinqeritet 
s'kane per tu pranuar
andaj cdo lloj qellimi tjeter 
i duhet larguar!


Le te llogarisim pak
valle nga ato vepra
ku Allahun me sinqeritet 
nuk e kemi adhuruar
c'fare mund te kemi perfituar?


Ne te cilat dunjaja eshte synuar 
syfaqesia eshte theksuar
nje lodhje e tejngarkuar
ku shperblimi i Allahut eshte larguar
pra, c'fare vlere paten?!
ato jane vec humbje, 
asnje gje e fituar!


Atehere le te fillojme
qe nijetet ti permiresojme
e dunjase rendesi mos ti kushtojme
vemendjen kah Allahu ta drejtojme
dhe lutjet per sinqeritet ti shpeshtojme!


Te jesh i sinqerte me Allahun 
atehere do te behesh rob i dashur tek Ai
dhe a mund te jete dicka me me vlere
sesa kjo kenaqesi?!


E si mund te jete i mencur dikush
qe e shkemben shperblimin e Allahut 
me asgjene e kesaj bote?!
ai shperblim per te cilin do te kemi 
me se shumti nevoje ne Ahiret
E lusim Allahun te na dhuroj sinqeritet
dhe te na drejtoje udhes per ne Xhennet!



Ne mbrojtjen Tende te jem!




Te lus Ty O Allah
ne mbrojtjen Tende te jem
se kush ka mbrojtjen Tende
shpetimin do te gjej.


Se kush ka mbrojtjen Tende
ne dynja si ecen keq
edhe ne ahiret shperblehet me xhenet.


Se kush ka mbrojtjen Tende
cdo problemi i gjen zgjidhje
ndersa ne Diten e Gjykimit
nga vapa i ben hije.


Se kush ka mbrojtjen Tende 
eshte i kenaqur perjete
edhe ne dynja edhe ne Ahiret.


Te lus Ty O Zot, te jem e sinqerte
dhe te jem ne mbrojtjen Tende 
me te vertete
se te falenderoj qe me mundsove 
te adhuroj O Zot, ne realitet.



Nje perkujtim i vlefshem!




Dita e Gjykimit
tashme kishte mberritur
e ne mbare boten
nje rremuje e madhe ishte ngritur


Gjithe njerzit neper rruge
ishin gjithandej
e te gjithe njekohesisht
prisnin se cdo behej


Une e kuptova 
se ishte Dita e Llogarise
ku secili do dilte
para Krijuesit te Gjithesise


Per nje cast kujtova
jeten e dunjase
zemra mu pikellua
per kohen qe lash pas


Si valle me shkoi ajo jete
Allahun shume pak e kam adhuruar
sa pak vepra te mira kam bere
ne jeten e shkuar


Ah sikur namaze
me shume te kisha falur
e Librin e Allahut
me shume ta kisha lexuar
tani ndoshta nuk do isha e pikelluar


Ah gjithe ajo kohe e cmuar
sa e sa momente kot me kane kaluar
sa mire do ishte
nese Allahun me shume ta kisha adhuruar


Sa do te doja
qe Allahu te me jepte dhe nje mundesi
te me kthente perseri ne dunja
e te veproja tamam ashtu sic don Ai


Ashtu po qendroja e penduar
sepse te gjitha ishin shenuar
tash ishte mbyllur Libri i Jetes time
prandaj isha zhytur thelle ne keto mendime


Ndersa Meshira e Allahut
aspak nuk u vonua
gjerisa ky rob i Allahut
nga gjumi u zgjua


Ishte vec nje enderr
ku Diten e Gjykimit kisha enderruar
dhe qe mjaft e vlefshme 
sepse me ka rikujtuar


Po ju flas nga zemra
te gjitheve ju o besimtare
shpejtoni kah punet e mbara
se casti i fundit shpejt ka me ardh


Mbusheni kohen tuaj me shperblime
se vertet vlera e saj eshte e cmuar
gjithashtu shmanguni gjynaheve
se keshtu keni me qene te fituar


Kini frike Allahun kudo qe te jeni
qe ate Dite te mos rrini te penduar
Punoni ne keto net te shkurtra
qe te jeni ne Xhenet te gezuar!