Monday, August 6, 2012

Pergatitu per udhetim . . !




Jemi udhetare
Xhenetin synojme
Te Allahut jemi
dhe tek Ai do te shkojme


Gjate ketij udhetimi
ne dunja per pak ndalojme
me qellimin e vetem
qe Allahun ta adhurojme


Ne jeten e kesaj bote
kemi per t'u sprovuar
mjere per secilin qe gabon
e lum per ate qe del i fituar


Allahu na mbikqyr 
ne cdo hap te kesaj jete
andaj duhet te mendojme
se c'do pergatisim per vete!


Vitet ecin 
jeta vazhdon
koha e pushimit 
ne dunja po mbaron


Cdo dite lajmerohemi
sesi bashkudhetaret tone
karvanit tone i shkeputen
dhe drejt Allahut shkojne


Disa largohen te trishtuar
se pas dunjase jane mashtruar
nuk u pergatiten per udhetim
andaj per ta ka vec mjerim


Disa largohen te gezuar 
pasi per Ahiret kane punuar
Allahun ne kete jete e adhuruan
u pergatiten dhe shpetuan


O robi i Allahut
je udhetar i kesaj jete
valle, c'fare veprash 
do marresh me vete?


Nxito, puno per Ahiret
qe te jesh i lumtur perjete
dhe te shperbleje Allahu me Xhenet


Jeto ne kete dunja si udhetar
dhe pergatitu per udhetimin tend sa me pare...!



Thursday, August 2, 2012

Me Fal o Zoti im . . !




Ne deren e Teubes
trokita perseri
u ktheva e penduar
e qava ne vetmi


Kujtova mekatet
dhe zemra mu trondit
valle, para Allahut
si do dal ate dite?


Dhe ne heshtje thashe:
o Allahu im
rober si mua ke shume
e per mua, Vec Ti je Zoti im


Nuk kam ku te shkoj
nuk kam kujt t'i drejtohem
andaj vec Ty te lutem
e te pergjerohem


Shume here gabova
e u ktheva tek Ti 
prape me mekate vazhdova
e t'u drejtova perseri


Sepse e dobet jam
kam nevoje per Ty
andaj te drejtohem
me lot ne sy


Te kerkoj meshire
si shume here me pare
o Allahu im
te lutem me fal


Ti je Meshirues
dhe fal pa kufi
ne Meshiren Tende
dhe mua me perfshi


Se Meshira Jote
e tejkalon Hidherimin Tend
Ty te pergjerohem
fale robin Tend


Tek Ti jam kthyer
shume e turperuar
pranoje teuben time
tashme jam penduar


o Allahu im
vec Ty te drejtohem
Ty te lutem e te pergjerohem
Ti je er-Rahman, Ti je er-Rahim
Tregohu i Meshirshem
Me Fal O Zoti Im!



Saturday, July 28, 2012

Libri i Allahut




Allahu mbi njerezimin
derdhi miresi
iu zbriti Kuranin e nderuar
Libri i Allahut plot urtesi


Si udhezim dhe meshire
per besimtaret
dhe paralajmerim nga ndeshkimi
per jobesimtaret


Perkujtuesi i urte
qe udhezon drejt miresise
qe shpeton nga fitnet
dhe largon prej ligesise


Fjala e Allahut
sherim per zemren e besimtarit
deshmi e dashurise ndaj Allahut
gezim dhe lumturi per muslimanin


Kurani i Lavdishem
eshte pranvere e zemrave tona
drite e gjokseve tona 
largim i brengave dhe pikellimeve tona


Ky Liber i nderuar
te mbrekullon me fjalet e tij
me historite dhe tregimet e tij
me informacionet rreth gajbit (te fshehtes)


Nuk ngopen besimtaret
duke e degjuar recitimin e tij
nuk ngopen lexuesit
duke e perseritur leximin e tij


Nuk ngopen dijetaret 
duke medituar rreth tij
rreth ketij libri te nderuar
qe permban shume urtesi


Ky Kuran i Madherishem
qe udhezon drejt miresise
perkujton njerezine
pergezon besimtaret
dhe paralajmeron jobesimtaret
udhezim dhe meshire 
per muslimanin
miresi prej Zotit te Gjithesise
qe ia dhuroi njerezize!


Wednesday, July 25, 2012

Mendo per te ardhmen tende!




Kurani shume njerez ka pershkruar
qe dhenia e llogarise u eshte afruar
dhe Dita e premtuar, por ata
ne shkujdesje jane duke vazhduar


Ata i kthejne shpinen keshillave 
dhe nuk pergatiten per pas vdekjes
shume pak e permendin Allahun
dhe nuk i tremben llogarise


Jetojne ne shkudesje
kohen e jetes duke e harxhuar
zemrat iu jane ngurtesuar
rrine duke pergojuar
me gjynahe duke vazhduar
pa u ndergjegjesuar


Si rrine Allahun pa e perkujtuar
si rrin ti i shkujdesur
zemra jote e perkushtuar per dynjane 
e nuk pergatitesh per llogarine
vdekjen, varrin, siratin, vendqendrimin
a mos per Xhenetin e ke garancine?


Koha kalon
e harxhon ne shkujdesje
ndoshta pret nje te ardhme
ku te pendohesh
jeton ne neglizhence
veten genjen
dhe sa kohe ke valle
asnje se di me te vertete!


O Robi i Allahut
qe jeton ne shkujdesje
ti qe nuk mendon per veten tende
pendohu, veten tende permiresoje
sa te kesh kohe ne jeten tende
mendo per ardhmen tende
forco lidhjen me Zotin tend
bindju Atij dhe adhuroje
veten nga Zjarri shpetoje
Ndrysho te shperbleje Allahu, ne Ahiret
me Xhenet!


Friday, July 13, 2012

Dashuria ndaj Allahut dhe te dashurit e Tij




Lum per roberit e dashur te Allahut
qe bejne jete te mire
duke hyre ne Xhenetin e kesaj bote
i cili Xhenetin e botes tjeter paraprin


Ai eshte Xheneti i dijes dhe dashurise
afrimiteti me Allahun, malli per Te
te gezuarit me Kenaqesine e Tij
dhe cdo gje tjeter vetem per Te


Roberit e dashur te Allahut
kane dashuri te madhe ndaj Atij
qe i krijoi, i persosi dhe i nderoi
dhe ne rruge te drejte i udhezoi


Zemrat e te cileve 
jane te mbushura me drite
ato nuk copezohen 
por vetem Allahut i drejtohen


Permendja e te dashurit me te larte
dashuria, malli dhe gjetja e prehjes afer Tij
behen sunduesit e ketyre zemrave 
dhe cdo gje sillet rreth ketij boshti


Te gjitha motivet
mblidhen bashke e behen nje
per hir te fitimit te Kenaqesise 
se Allahut gjithnje


Nese qetesohen 
qetesohen per Allahun
nese flasin, degjojne apo shikojne
vetem per hir te Tij
dhe kjo eshte gjendja e te dashurve te Tij


Dashuria ndaj Allahut
eshte me e lavderuara
qe njeriut i sjell dobi
dhe i fal atij lumturi


Pasi perulja ndaj Allahut
te zenurit e kohes me permendjen e Tij
te gezuarit me dashurine e Tij
kjo pa dyshim i sjell zemres kenaqesi


Dhe pikerisht kjo kenaqesi
eshte jeta e shpirtit
dhe burimi i lumturise
per roberit qe e duan Ate, te Lartesuarin
si dhurate nga Zoti i Gjithesise!


Faqe e Jetes (3)





Nise Faqen e jetes tende me Falenderime,
motoja jote Falendero,
kenaqesine e Allahut syno,
miresite e Allahut,kurre nuk shterojne,
falenderimi,miresite i mbron dhe i shton.


Nise Faqen e Jetes me vepra te mira,
syno,veri vetes qellim,detyra,
cakto orare,kohe per adhurime,
do te nevojiten veprat e mira,
ne stacionet e jetes qe vazhdojne,
je ti,ai qe faqen e jetes tende ploteson.


Sa vendqendrime qe te presin,
o rob i Allahut,
ke ngecur ne nje Faqe 
dhe nuk e di se çfarè po shkruan,
Cilat vepra po grumbullon 
dhe Cilat vepra ne faqet e tjera,ke kaluar.



Thursday, July 12, 2012

Nje faqe e jetes (2)




Nise faqen e jetes me istigfar
ty, insha'Allahu te fal
per shume gjynahe qe i ke tejkaluar
e per shume te tjera qe i ke harruar


Nise faqen tende me adhurime
Allahu e vlereson perpjekjen tende
ka per te mundesuar kenaqesine e adhurimit
dijen dhe shtimin e perkujtimit


Allahu eshte Bujar dhe dhuron shume
Nise faqen tende te jetes me lutje shume
Lutu Atij qe ka mundesi per çdo send
Lutu Kujdestarit te Perhershem dhe Vigjilent
Perkujto sa here per ty eshte kujdesur
sa here te ka ndihmuar
nga shume situata, ty te ka shpetuar


InshaAllah vazhdon



Nje faqe e jetes (1)




Jeta eshte nje Liber
ku faqet shfleton
nje faqe e librit
nje dite e jetes sate
ku veprat grumbullon
çdo dite ti e ploteson


Harron qe çdo dite
Faqet mbarohen
Harron qe çdo dite
drejt fundit shkohet
harron qe nje dite
kapaku i librit do te mbyllet
zemra jote valle do gezohet apo trishtohet
 

Faqet shfletohen
veprat grumbullohen
sprovat shtohen
jeta vazhdon
por deri kur
cilen faqe te jetes
ti akoma zoteron
 

Ecèn kalimtar ne kete jete
jeten tende me nxitim kalon
sa kohe te jetes tende ti harxhon
dhe ti veten,shume e justifikon
 

Nje faqe e jetes tende
ti çel çdo dite
Jeten tende,ti serish rinis
minutat e jetes tende serish vazhdojne
veç Zoti e di kur do perfundojne.
 

InshaAllah vazhdon.



Jeton ne hutim




Njeriu  nuk kupton argumentet
Dhe nuk trishtohet
Nga fakti se do te kalbet
Dhe se cfare prej tij kerkohet.


Perkedhelja e vetes
E ndihmon dhe neglizhenca
Kujdeset per interesat e shpejta
Nuk mendon per humbjet e mevonshme
E per diten e llogarise.


Nuk i merr keshillat
Per udhetimin e tij nuk pergatitet
Nuk kujtohet 
Dhe vazhdon te perkedhele veten
Pa u menduar
Derisa jeta ti kete perfunduar


I papergatitur
Ne mes erresires
Neglizhences
Papergjeshmerise
Jeton ne hutim
Derisa vdekja e  zgjon 
Perballet me realitetin qe e pret
Valle cfare perfundimi ky njeri 
do te kete !



Wednesday, July 11, 2012

Miresia e Allahut ndaj robit te Tij




Eshte Ai, qe robin e Tij e krijoi
e persosi dhe e nderoi


Cdo gje qe e gjen robin e Tij
ben thirrje per dashurine ndaj Tij


Kur i jep dhe kur e privon 
kur e ruan dhe kur e sprovon


Kur i ngushton rriskun dhe kur e begaton
kur semuret, Ai e sheron


Kur tregohet I bute dhe e meshiron
kur i dhuron dhe me miresi e mbulon


Kur i drejtohet me lutje, Ai ia ploteson
dhe kur eshte ne hall, Ai e ndihmon


Zoti e krijoi njeriun
per  adhurimin e Tij
dhe cdo gje tjeter ne kete bote
e krijoi per robin e Tij


Plotesimi i kerkesave te robit
eshte ne Doren e Tij
duke kujtuar
se Ai eshte me Bujari


Eshte Ai, I Cili u pergjigjet lutjeve
zhduk te metat, fal mekatet
mbulon paturpesite, zgjidh hallet
gjen rrugedalje, shton sevapet


Allahu tregohet i dashur me njeriun
edhe pse nuk ia ka nevojen robit te Tij
nderkohe qe robi tregon urrejtje me gjynahe
edhe pse eshte i varfer perballe Tij


Por Meshira e Allahut
nuk e ndal robin nga mosbindja ndaj Tij
por as gjynahet e robit
nuk e ndalin Allahun nga Bujaria e Tij


Nese njeriu do te mendonte mire
do te kishte kuptuar, qe te gjitha keto
jane shtyse shume e forte 
per ta dashur Allahun dhe per ta adhuruar!