Friday, July 13, 2012

Dashuria ndaj Allahut dhe te dashurit e Tij




Lum per roberit e dashur te Allahut
qe bejne jete te mire
duke hyre ne Xhenetin e kesaj bote
i cili Xhenetin e botes tjeter paraprin


Ai eshte Xheneti i dijes dhe dashurise
afrimiteti me Allahun, malli per Te
te gezuarit me Kenaqesine e Tij
dhe cdo gje tjeter vetem per Te


Roberit e dashur te Allahut
kane dashuri te madhe ndaj Atij
qe i krijoi, i persosi dhe i nderoi
dhe ne rruge te drejte i udhezoi


Zemrat e te cileve 
jane te mbushura me drite
ato nuk copezohen 
por vetem Allahut i drejtohen


Permendja e te dashurit me te larte
dashuria, malli dhe gjetja e prehjes afer Tij
behen sunduesit e ketyre zemrave 
dhe cdo gje sillet rreth ketij boshti


Te gjitha motivet
mblidhen bashke e behen nje
per hir te fitimit te Kenaqesise 
se Allahut gjithnje


Nese qetesohen 
qetesohen per Allahun
nese flasin, degjojne apo shikojne
vetem per hir te Tij
dhe kjo eshte gjendja e te dashurve te Tij


Dashuria ndaj Allahut
eshte me e lavderuara
qe njeriut i sjell dobi
dhe i fal atij lumturi


Pasi perulja ndaj Allahut
te zenurit e kohes me permendjen e Tij
te gezuarit me dashurine e Tij
kjo pa dyshim i sjell zemres kenaqesi


Dhe pikerisht kjo kenaqesi
eshte jeta e shpirtit
dhe burimi i lumturise
per roberit qe e duan Ate, te Lartesuarin
si dhurate nga Zoti i Gjithesise!


2 comments:

  1. Allahu te befte nga roberit e Tij te dashur,te devotshem dhe te ditur.DHe inshaaALlah Arrijme kenaqesine e TIj!

    ReplyDelete
  2. Allahu ta shperblefte edhe ty moter e dashur!

    ReplyDelete