Jemi udhetare
Xhenetin synojme
Te Allahut jemi
dhe tek Ai do te shkojme
Gjate ketij udhetimi
ne dunja per pak ndalojme
me qellimin e vetem
qe Allahun ta adhurojme
Ne jeten e kesaj bote
kemi per t'u sprovuar
mjere per secilin qe gabon
e lum per ate qe del i fituar
Allahu na mbikqyr
ne cdo hap te kesaj jete
andaj duhet te mendojme
se c'do pergatisim per vete!
Vitet ecin
jeta vazhdon
koha e pushimit
ne dunja po mbaron
Cdo dite lajmerohemi
sesi bashkudhetaret tone
karvanit tone i shkeputen
dhe drejt Allahut shkojne
Disa largohen te trishtuar
se pas dunjase jane mashtruar
nuk u pergatiten per udhetim
andaj per ta ka vec mjerim
Disa largohen te gezuar
pasi per Ahiret kane punuar
Allahun ne kete jete e adhuruan
u pergatiten dhe shpetuan
O robi i Allahut
je udhetar i kesaj jete
valle, c'fare veprash
do marresh me vete?
Nxito, puno per Ahiret
qe te jesh i lumtur perjete
dhe te shperbleje Allahu me Xhenet
Jeto ne kete dunja si udhetar
dhe pergatitu per udhetimin tend sa me pare...!
No comments:
Post a Comment