Wednesday, May 30, 2012

Udhetar i kesaj jete




S'di si jetoj,
s'di ku endem ne dunja,
çfare veprash, marr me vete,
une si udhetare e kesaj jete.


Tundohem nga dunjaja, harroj
harroj se ku gjendem
per çfare kam ardhur
dhe pse une jetoj.


A valle qellimin e jetes,
une e plotesoj
Allahun une e adhuroj...


Endem,
si udhetare e kesaj jete
diku pushoj, diku lodhem
gjynahqarja une,
a ka vend per mua,
a ka kohe per mua,
te pushoj ne dynja.


O Rob i Allahut,
je udhetar i kesaj jete,
vihu ne levizje,
koha iken ndaj vrapo,
drejt adhurimeve shko!



O roberit e Allahut pendohuni!




Allahu i Madheruar na ka urdheruar
te strehoemi ne deren e Teubes 
duke qene te penduar


Shpeshhere njeriu
ne rrjeten e mekateve ngaterrohet
por per kete s'duhet te demoralizohet


Duhet te kujtoje se 
Allahu eshte Meshirues
por mos te harroje
se Ai eshte dhe Ndeshkues


Megjithate Meshira e Allahut
e tejkalon Zemerimin e Tij
prandaj o njerez
kthehuni te penduar tek Ai


O Robi i Allahut qe shume ke gabuar
A s'ka ardhur koha per t'u penduar
Kujto se vdekja nje dite do te vij
mos shko pas gjynaheve perseri


Thuaj 'stop' mekateve
mos gabo perseri
Pendohu tek Allahu
se kthimi eshte tek Ai


Duhet ta kesh frik Allahu
O Njeri gjynahqar
se Ai eshte Ndeshkues i Ashper
ben mir te fillosh me istigfar


Dije se Pendesa
Allahun e gezon
A ka gje me te vlefshme
se kur Kenaqesine e Allahut fiton?!


Mjafton te mendosh pak
se vlera e Teubes eshte e madhe
te keqijat shenderrohen ne te mira
gjithashtu gabimet falen


Kujto se kur t'i i kthehesh Allahut
gjynahet e tua shkaktojn turp para Tij
ndersa dhembshuria dhe lotet
jane te pranuara tek Meshiruesi


Shpeshhere te penduarit
i zvendesojn veprat e keqia me adhurime
aq sa ndoshta shejtani thote:
Ah i mjeri une, 
sikur mos t'i kisha futur ne gabime


Perpara se te mbyllet regjistri i veprave te tua
nxito drejt Portes se Teubes
Kthehu tek Zoti i Vertet
me nje pendim te sinqert
duke shpresuar shperblimet ne Xhenet!



Moter mos u zbukuro!




Dy fjale zemre
per motren time ne Islam
mbulesen tende qe e ke
a siç don Allahu e ke véne?


Dije se mbulesa eshte mburoje
qe te mos jesh objekt reklamimi
eshte nder per ty o moter
nje veper lavderimi


Allahu na ka urdheruar per modesti
mbulim i bukurive vecse ne shtepi
ndersa kur del jashte shtepise
para njerzve te huaj
me xhilbab duhet me u mbulu bukuria juaj


Motra muslimane per mbulese
Islame eshte urdheruar
por urdhrin e Allahut jane 
duke e kundershtuar
duke u treguar te pabindura 
vishen duke u zbukuruar


A mos Allahu per zbukurim ka urdheruar
por pak ka prej njerzve qe jane duke kuptuar!


A mos Allahu urdheron per fitne
prishje te moralit dhe zbukurim?!
Jo, o motra ime kjo eshte vetemashtrim!


Le te pyesim veten
urdhrin e Allahut a e kemi plotesuar
mbulesen e grave te selefeve, a e kemi pasuar?


O ti moter
qe mbulesen tende e ke zbukuruar
pa mendo njehere
a per kete Allahu te ka urdheruar?!


O moter
per ke zbukurohesh kaq shume
a mos don te behesh objekt i shikimeve ordiniere
dhe te ngopesh syte e etur te te tjerve?


Mos ashtu se Allahu hidherohet prej teje
por kenaqe Ate me mbulese Islame
dhe mos ki ndroje a turp prej te tjerve!


Ki frike Allahun
dhe ploteso urdhrin e Tij
mos ndiq armiqte e Islamit
te cilet duan rrenimin ne themel te tij


Kujdesu qe mbulesa jote
kushtet Islame ti plotesoje
qe nga zjarri i Xhehenemit 
per ty te jete mburoje.


Ne e kemi detyrim
urdhrin e Allahut me pasu
ai qe ndjek urdhrin e Tij
Xhenetin ka me fitu!



Nje numer!




O Njeri!
Grumbull ditesh,
rrethuar me sprova dhe miresi,
rrethuar me veshtiresi dhe kenaqesi.


O Njeri!
grumbull veprash,
rrethuar me mekate, 
vepra te mira dhe kerkim falje,
rrethuar me plot gjynafe.


O Njeri!
grumbull ditesh e grumbull veprash,
mblidhen veprat e tua
ne ditet e jetes te caktuara.


Çfare je valle?!
Nje Numèr !
Nje grumbull veprash
qe vihen dhe peshohen,
mblidhesh dhe zbritesh.


Mblidhesh,
kur veprat e mira 
te shumefishohen e shtohen.


Perkujto!
Nje meditim,adhurim,agjerim
namaz,zekat,sadaka
dhe shume te tjera
dhe istigfar,pendim dhe shume adhurim...


Zbritesh 
kur gjynafet e tua shtohen
kur pendimi vonohet.


Perkujto!
Gjynafe te medha e te vogla,
gjynafe te perserituara,
borxhe,pergojime dhe shume te tjera...


Nje Numer!
Qe mblidhesh e zbritesh,
dhe del nje shume.
Perseri je Numer!


Zgjidh vete,çfare Numri do te jesh,
Zgjidh vete,shuma jote do te çoje 
ne xhehenem a xhenet.
Ku valle do te jesh!



O ju muslimane!



Se Jeta eshte e shkurter
O Muslimane degjoni
largojuni te kotes
Xhenetit afrojuni


Ulini shikimet tuaja
te rritni imanin, 
largojuni mekateve
veten tuaj ne Diten e Gjykimit 
mos ta turperoni
e me vepra te mira Zotit afrojuni


Te jini mirenjohes 
per miresite e dhuruara
dhe dhikrin e lutjet 
gjithmon ti shtoni


Se jeta eshte e shkurter
kujdes se mos humbisni
te Krijuesi te gjithe do te ktheheni
prandaj vetem Atij mbeshtetjuni
e gjithmon nga Ai shpresoni
nese shpetimin doni te gjeni


Se jeta eshte nje loje 
kush hedh zaret luan
nuk dihet nese humbet apo fiton
por prap lufton, lufton
e gjithmon shpreson


Se jeta eshte nje sprove
per ata qe kuptojne
qe synojne qe mekatet ti pakesojne
e nga ndeshkimi veten ta largojne


O Muslimane 
largojuni te kotes
Zotit me dhiker afrojuni
mbushni zemrat tuaja me drite
e shtojeni dijen e vlefshme perdite


Se jeta eshte e shkurter 
O muslimane kuptojeni, kijeni frike Allahun 
meshiren e Tij gjithmone kerkojeni
e veprat e mira gjithmone ti shtoni


O zemra ju qani, kujtoni Kijametin
te mos ju duken gje, sprovat qe kaloni 
pyesni veten o Muslimane ku jeni
A po i kryeni te gjitha obligimet?


Se jeta eshte e shkurter
gjithmone perkujtojeni
devotshmerine tuaj
gjithmon ta shtoni


O Muslimane degjoni
Adhurimet tuaja
Gjithmone t'i shtoni!



Tuesday, May 29, 2012

Miresia e Duase!



O Njerez, mendoni
Allahu na ka dhuruar shume begati
kujtoni se edhe 'Duaja' eshte miresi


Duaja eshte arma e muslimanit
shtylle e fese, deshmi e imanit


Njeriu ne kete jete
gjithmone ka nevoje
qe Allahu Fuqiplote
ate ta ndihmoje


Kudo qe te jesh
ne rehati a veshtiresi
drejtoju Allahut me Dua
qe t'i afrohesh Atij


Ngrihi duart lart
Allahun falendero
permendi Emrat e Tij
pastaj falje kerko


O Njeri kujto
se Allahu eshte doreshlire
Ai e begaton pa mase
ate qe ben mire


O Rober te Allahut
beni pra Dua
se Miresite e Tij jane te shumta
Ai e begaton pa mase ate qe do
Xhenetin Firdeus ne Dua mos e harro!



Frikesoju!



Frikesoju
krismes se kijametit
o rob i Allahut,
frikesoju denimit te Tij,
o rob i Allahut


Frikesoju llogarise 
qe do te japesh,
frikesoju fjaleve
a veprave te tua,
frikesoju Madheshtise se Tij,


Afroju miresise,
ndergjegjesoju ndaj adhurimit 
te pandalur,
permendjes shpesh te Tij,
e dhikrit pa kufi,


Pendohu sinqerisht,
e bej teube pambarimisht,
Zotit dorezohu krejtesisht,
se eshte me se e sigurt,
atje eshte kthimi i fundit,


O rob i Allahut
gjej te verteten,
kerkoje ate,
nenshtroju Drites se Vertete
me sinqeritet,
qe te fitosh Xhenet!



Fillo mendo!




Dy fjale do te them ty o njeri
inshaAllahu Teala te bejne dobi


Shiriti i Jetes xhiron me shpejtesi
Valle a ke menduar sa vjeç je tani?
Ku shkuan gjith keto vite
sa shpejt qe kalojne
A mos u habite?!
Koha nuk te lajmeron


Le te mendojme njeher
jeten tende ku, si e ke çuar
ne gjynahe perher
apo Allahun duke adhuruar


Kjo jete qe ke kaluar
eshte e mbushur plot
ndoshta me adhurime
ose me gjynahe, vepra kot


Nese keto dy te fundit
do ti vinim ne nje peshore
Valle cila ane
do korrte fitore?


Ndal o njeri
per nje çast mendo!
Vdekja mund te te vije tani
Fillo reflekto!


Kjo bote eshte sprove
ne jemi udhetar,
kjo dunja eshte veç stacioni i pare


Kujtohu sa s'eshte vone
dijen e vlefshme me fitu
te punosh me te
Teuhidin me plotesu


Sa me shume adhurime
namaz, agjerim, dhiker, istigfar
aq me shume shperblime
ne Ahiret ke me marr


Kjo bote po lihet pas
e bota tjeter po vjen
mos ji prej bijve te dunjas
te jesh prej bijve te Ahiretit ia vlen


Fillo mendo me shume per Ahiret
se Allahu te solli ne kete jete per ibadet!


Fillo Puno o Njeri
Ne Keto Nete Te Shkurtra
Per Ditet e Gjata Te Ahiretit!



Segmentet e jetes



Sa segmente te jetes
me kujtohen dhe duket
sikur me frikesojne,
valle ato shume fshehin
dhe ne mendjen time kalojne.


Si orteqet e bores rrotullohen 
dhe marrin me vete mekate, 
vepra te mira grumbullojne,
se di fundin se kur
do te perfundojne.


Rrotullohen 
dhe mendimet e mia
verviten rreth mekateve,
kohes qe harxhoj
dhe mekateve 
qe segmentet e jetes sime plotesojne,
derisa shiriti i jetes te xhiroje.


Sa segmente te jetes
me kujtohen 
dhe me frikesojne,
frikesohem per mekatet e mia
frikesohem per jeten qe kaloj.


Se di pse kohen e harxhoj, 
mekatet e mia i neglizhoj,
lus Zotin,
qe istigfarin tim te me pranoje
mekatet e mia 
me pendim ti fshij,
me vepra te mira,
t'i zevendesoje.


Sebepet dhe mundesite
per vepra te mira 
ne segmentet e jetes 
te me mundesoje,
derisa shiriti i jetes te xhiroje!



Mos e lër merzitjen të të pushtojë..!



Mos e lër merzitjen te te pushtoje
se veç lulja e zeze ne jeten tende do te agoje
Vertet ndjenjat e vyshkura do te çelin 
dhe lulen e gezimit nga zemra ta nxjerrin


Por ti me ilaçin e buzeqeshjes luftoji
dhe qe ne fillim parandaloji


Se kur rri i merzitur nuk fiton
perkundrazi veten e shkaterron
dhe te tjeret i trishton
ndersa Shejtanin, armikun tend e gezon


Kur kohen i merzitur e kalon
jeta jote kot shkon
dhe pa dobi perlat e kohes i harxhon
merzia ty pak nga pak te shkaterron


O njeri, a per dunjane merzitesh
kur ti e din shume mire qe ajo 
me problemet dhe ngaterresat e saj
te mashtron. Pse nuk tregohesh
i mençur, shiko anen pozitive te gjerave
mos mendo shume per te ardhmen
e as per te kaluaren,qe nuk kthehet me
Mendo se ALLAHU te ka begatuar
me Islamin, driten e jetes 
dhe se te ka nderuar me Selefizmin
Pishtarin udhezues drejt rrugeve te lumturise!