Sa segmente te jetes
me kujtohen dhe duket
sikur me frikesojne,
valle ato shume fshehin
dhe ne mendjen time kalojne.
Si orteqet e bores rrotullohen
dhe marrin me vete mekate,
vepra te mira grumbullojne,
se di fundin se kur
do te perfundojne.
Rrotullohen
dhe mendimet e mia
verviten rreth mekateve,
kohes qe harxhoj
dhe mekateve
qe segmentet e jetes sime plotesojne,
derisa shiriti i jetes te xhiroje.
Sa segmente te jetes
me kujtohen
dhe me frikesojne,
frikesohem per mekatet e mia
frikesohem per jeten qe kaloj.
Se di pse kohen e harxhoj,
mekatet e mia i neglizhoj,
lus Zotin,
qe istigfarin tim te me pranoje
mekatet e mia
me pendim ti fshij,
me vepra te mira,
t'i zevendesoje.
Sebepet dhe mundesite
per vepra te mira
ne segmentet e jetes
te me mundesoje,
derisa shiriti i jetes te xhiroje!
No comments:
Post a Comment