Monday, February 4, 2013

Ndal o njeri!




Endesh i hutuar
ne jeten e dunjase
ndersa mekatet e tua
jane shtuar pamase


Vazhdon te mos i bindesh
Atij qe te krijoi
duke harruar miresite
qe Ai t’i dhuroi


Ne mbreterine e Tij
jeton pa u frikesuar
ne mosbindje ndaj Tij
i thyen urdhrat pa menduar


Ushqehesh nga rrizku i Tij
e aspak nuk mendon
se Allahu i Madheruar
punen tende e shikon


Por ti syte e tu
drejt kesaj jete i drejton
harron ti Ahiretin
per cfare te pret nuk mendon


Si valle zemra jote
gjen qetesi
kur bindjen ndaj Krijuesit
ti e ke harruar


Si mundesh ti
te jesh i gezuar
kur harron mekatet e tua
ne jeten e shkuar


Ndal o njeri
kujto se vdekja
nje dite do te vije
tek Krijuesi yt
ti do te kthehesh
dhe per veprat e tua
do te japesh llogari


Mendo njeri
sa je ne kete bote
se vdekja shpejt vjen
e papritmas te rremben


Kthehu tek Allahu
i turperuar dhe i penduar
me ujin e pendeses
qaj papushuar
kerko falje per mekatet e tua
dhe shpreso ne Meshiren

e Allahut te Madheruar!



No comments:

Post a Comment