Monday, February 4, 2013

Kthehu tek Zoti yt i penduar!




O ti njeri i shkujdesur
qe me gjynahe je duke vazhduar
jeten tende duke plotesuar
ditet e tua duke i mbaruar
perfundimin tend duke e percaktuar


Dhe sa kohe larg Zotit tend
do te qendrosh?
gjynahet, veprat e mira nuk t'i mundesojne
rrugen tende nuk e drejtojne


Ecen mendjemadh ne toke
gjynahi yt nuk te rendon
shume shpejt e harron
dhe veten e justifikon


Vazhdon te ecesh
dunjaja te mashtron
si nuk le dicka te dunjase
si nuk e sakrifikon
me Ahiretin ta nderrosh!


O ti njeri i shkujdesur
dunjaja te merr me vete
te con ne vetekenaqje
lufto nefsin tend
mos lufto per reputacionin tend
por shiko lidhjen qe ke krijuar me Zotin tend


Sa shume lodhesh per dunja
sa kohe dhe mund ti harxhon
po per Ahiretin tend
pse valle nuk punon?


Ecen i shkujdesur
me gjynahe vazhdon
nuk te bejne me pershtypje
je mesuar tashme,
nuk i kushton me vemendje
te kane lene gjurme ne zemren tende


Tashme tek ty mungon ndjenja e fajit
te vjen turp prej njerezve
por nuk ke frike prej Zotit
per veten tende


A je ndal per t'i bere llogari
vetes tende?
por ty me shume te rendon
kritika e njerezve!


Po pendimin tend
a e ke harruar?
llogarine e duhur
e ke neglizhuar!


Nje dite do te paraqitesh
para Zotit tend
aty do te deshmojne veprat e tua
nuk te bejne dobi
as ndjesa jote, as arsyet e tua


Kije frike Allahun
kudo qe te jesh
per cdo gjynah
jepi masen qe i takon
dhe kthehu i turperuar
nese do qe Zoti
t'i fshije gjynahet e kaluara
kthehu tek Zoti yt i penduar


Syri loton
zemra zbardhet
gjynahet largohen
pendimi i sinqerte pranohet


Hidh dhe ti nje hap
te lidhesh ate lidhje
qe kushdo do ta kete
afrimitetin me Zotin tend
eshte lumturia vete


Kthehu tek Zoti yt
i penduar
Falja, ne librin tend
te jete shkruar
Kthehu i sinqerte
qe pendimi yt te jete pranuar!



2 comments: