Monday, February 18, 2013

Nota e Provimit!




Allahu, dunjane e ka zbukuruar
shume prej njerezve me te jane mashtruar
eshte bere provim per njerezit
per te pare si kane per te vepruar


Kush eshte miku i Allahut
ka per t'u qartesuar
apo ndihmetar i Shejtanit
qe ka devijuar


Provimi i jetes
tashme ka filluar
valle, a jemi pergatitur
per t'u testuar?!


Veprat tona
jane argument
per testimin qe po ndodh
ne realitet


Por kush shpreson
per shperblimin e tij ne Ahiret
duhet te punoje shume
ne kete jete


Ne provimin e jetes
shume a pak jemi sprovuar
me urdhra e ndalesa
te keqija dhe te mira


Qe meritojne lavderimin apo poshterimin
shperblimin apo denimin
valle, pyes veten:
"A do ta kalojme 'Provimin' ?!"


O robi i Allahut
qe je duke u sprovuar
sprovat e tuaja, besimin tend
kane per ta testuar


Permes sproves
imani yt ka per t'u dalluar
durimi, bindja ndaj Allahut
ka per t'u testuar


A mendojne njerezit
se do lihen pa trazuar
dhe se nuk kane
per t'u sprovuar?!


Provimi i jetes
tashme ka filluar
ka per te dal ne pah
secili njeri, sipas asaj
qe ka punuar


O ti njeri
qe i trembesh denimit
e ke ne dore ti te pergatitesh
per noten e provimit


Te dime se si eshte gjendja jone
te dime se cfare note meritojme
le te pergatitemi dhe te shpresojme
qe te pakten provimin e jetes ta kalojme!!!



2 comments:

  1. Esselamu alejkum moter. Allahu te shperbleft per kte poezi shum me vlere!

    ReplyDelete
  2. Ue alejkum selam ue rahmetullah edhe ty moter e dashur!

    ReplyDelete