Allahu e forcoi Islamin
ne diten e fitnes rreth Kuranit
me dike qe e sakrifikoi veten e tij
me Imamin e nderuar, Ahmed Ibn Hambelin
Kur njerezit u vune ne sprove
me thenien:"Kurani eshte i krijuar"
kush kundershtonte, denohej me burgim
te gjithe rane dakord, pervec Imam Ahmedit
qe mbajti qendrim
Pavarsisht torturave te perjetuara
sprovave dhe rrahjeve me kamzhik
ai qendroi deri ne fund i duruar
ne thenien: Kurani eshte fjale e Allahut
padyshim
Sepse ai ishte Dijetar i Sunnetit
qe gjithmone i ka shpallur lufte bidatit
Imami i nderuar i Ehli Sunnetit
ishte ai, muxhahidi i shekullit
Prania e Imam Ahmedit
ishte ne dobi te Sunnetit
fjalet e tij mbanin refuzim te fuqishem
prandaj u cilesua si Mbrojtes i Sunnetit
Kjo bote i doli perpara
dhe ai e refuzoi
bidatet i dolen perpara
dhe ai i kundershtoi
Mbledhjet e tij
ishin mbledhje te Ahiretit
gjithmone i keshillonte njerezit
dhe i perkujtonte rreth Xhennetit
Ahmed Ibn Hambel
Imami i nderuar
ishte bujar dhe i duruar
modest, i ditur dhe i dalluar
Gjithe jeta e tij
sjelljet dhe vepra e tij
perballja me sproven rreth Kuranit
le te jete shembull per cdo selefi!
No comments:
Post a Comment