Monday, April 8, 2013

Ne Xhenetin e dunjase...




Perse o njerez ju nuk mendoni
ne Xhenetin e dunjase te hyni e te gezoni
ne ate Xhenet ku hyjne eulijate
ata qe jane te dashurit e Zotit me te Larte


Aty s'brenga
aty s'ka shqetesim
ka vetem kenaqesi 
deri ne amshim


Aty me Allahun
secili ben tregti
shet jeten, shpirtin e vet
e si shkembim ka Xhenetin


Ku zemra gjen prehje 
dhe shpirti rehati
ne afersi me Allahun e Lartesuar
i lumtur eshte ai njeri


Dashuria ndaj Allahut
e bindja ndaj Tij
zemrat i kaplojne
e u sjellin lumturi


Ashtu si cdo njeri
qe ka nevoje per Zotin e Tij
le t'i kthehmi Allahut
e ta krijojme kete afersi


Miqesia me Allahun
nuk sjell vecse dobi
ndaj le t'i kthehmi Allahut
e t'i afrohemi Atij


Le te kultivojme ne zemrat tona
dashurine ndaj Atij
qe na fali jetet tona
e do kthehemi tek Ai


Ne bindje ndaj Tij
jeten ta jetojme
qe Xhenetin e dunjase
me miresi ta shijojme


Ja Kerim
te lutemi vetem Ty
qe te na besh prej te dashurve te Tu
Xhenetin e dunjase na mundeso ta provojme
qe ne Xhenetin e botes tjeter te hyjme e te jetojme!


Jeta e kesaj bote!




Jeta...
jeta ne dunja
dhurata e shtrenjte
qe Allahu na e dha


Ne jemi ata
qe Allahu ka caktuar
te jetojme ne kete dunja
para nje bote ndjenjash te nenshtruar


E tille eshte dunjaja
ne te here qesh me gezim
here gjendesh ne veshtiresi
e qan me deshperim


I lumturi ne dunja
eshte ai qe Zotin e gezon
se çelesi i lumturise
ne bindje ndaj Tij qendron


Se jeta e kesaj bote
eshte loje dhe mashtrim
te vertit ne shume lugina
e harron se je ne udhetim


Vargu i ndodhirave 
qe nderthuret pambarim
do te mbushi ditet tona
e do te ngelet thjesht kujtim


Nje pulitje sysh
e çdo kujtim zhduket
çasti tretet
e vetem realiteti i jetes mbetet


Lavderuar qofte Ai
qe na beri te ndjejme e te perjetojme
lumturine e dashurise
e dhimbjen e ndarjes nga te dashurit
e zemres sone


Keshtu ne e kuptojme
miresine e jetes sone
por duhet te dime si te jetojme 
pasi nje dite tek Krijuesi do te shkojme


Ne kete dunja
veç nje here do te jetojme
por njehere eshte mjaftueshem
nese siç duhet veprojme!



Saturday, April 6, 2013

Ji krenar o Selefi!



Mes shume njerezve te tjere
qe ne humbje jane thelluar
Allahu i dhuroi Selefive
udhezimin - dhuraten me te cmuar


I zgjodhi i Lartesuari 
dhe i udhezoi ne rruge te drejte
i njohi me Islamin e paster
me Fene e vertete


Ji krenar o Selefi
se Allahu te ka nderuar
mes shume roberve te Tij
deshi ty me te udhezuar


Ndiqe rrugen e Selefeve
te pareve tane te mire
se kjo rruge - Menhexhi Selefi
eshte si pishtari qe ndricon ne erresire


Selefite pasojne
Kuranin dhe Sunetin
dhe e ndjekin me miresi
gjeneraten e Selefit


Larg bidateve, devijimeve
perpiqen te qendrojne
nga dijetaret e marrin dijen
e prej tyre perfitojne


Se te jesh Selefi
eshte nder dhe miresi
le te ndihemi krenar
e lavderimi i perket vetem Atij!



Thursday, April 4, 2013

Ne jemi Selefi... e keshtu do mbetemi gjithmone!




Menhexhi Selefi
eshte rruga e Selefive
eshte ai menhexh
qe na ndan prej bidatcive


Ne jemi Selefi
le ta dije gjithe bota
pasojme Menhexhin Selefi
larg metodologjive te kota


Kurani dhe Sunneti
ato jane ligji yne
sic i ka kuptuar Selefi
ky eshte Menhexhi yne


Cilesimi me kete menhexh
kerkon dituri rreth bazave te tij
ndaj ne e marrim dijen
prej dijetareve Selefi


Baza jone eshte Selefizmi
Daveti yne eshte Sunneti
ne kundershtim me bidatcite
tek te cilet s'njihet Sunneti


Na bashkon Feja
dhe Menhexhi i sakte
ecim drejt nje rruge
edhe pse jemi te pakte


Jemi te bashkuar
qendrojme larg mospajtimeve
e te gjithe se bashku
kunder bidatcive


Es-Selefijunet
jane grupi i Rrahmanit
jane te zgjedhurit e Allahut
larg grupit te shejtanit


Selefizmi eshte partia e Allahut
Selefizmi eshte rruga jone
Ne jemi Selefi 
- e me lejen e Allahut -
keshtu do mbetemi gjithmone!