Saturday, March 30, 2013

Te jesh Selefi eshte miresi!




Ne zemer ndjej gezim
nga syte me rrjedhin lot
disa lot lumturie
e lumturi qe s'e pershkruaj dot


Allahun e madheruar
me zemer e falenderoj
se une isha e humbur
e Ai me udhezoi


Ndihem kaq krenare
per menhexhin tim
eshte nder i madh per mua
dhe miresi prej Zotit tim


Se te jesh Selefi
per çdokend eshte miresi
falenderimi i perket Allahut
per kete begati


Ata i ka zgjedh Allahu
nder roberit e Tij
dhe i ka udhezuar
ne menhexhin Selefi


Ata kapen forte
pas Kuranit dhe Sunnetit
dhe i ndjekin gjurmet
e gjenerates se Selefit


Ata kane Sunnetin
ne vendin e pare
ndaj ti o Selefi
ji i lumtur e krenar


Falendero Allahun 
per kete miresi
qe ia di vleren
çdo Selefi!


Le te ngrihet Flamuri i Davetit Selefi!




Sa prej nesh sakrifikojne
per kete Davet te bekuar?
Sa prej nesh e ndihmojne Fene
e Allahut te lartesuar?


Ku eshte xhelozia jone
per Islamin e nderuar?
Ai ka zbrit i paster
e te tille duhet ta ruajme!


Ku jane ato zemra
qe pikellohen per gjendjen e Ummetit?
Ku jane ata sy
qe lotojne per triumfin e Davetit?


Ku jemi ne
qe pretendojme Sunnetin?
Sa prej nesh e ndjekin
udhen e Profetit?


Ku eshte ndihma jone
per kete Davet te bekuar?
Sa prej nesh i ftojne njerezit
drejt Allahut te lartesuar?


Ku jane ata njerez 
qe ndihmojne Davetin Selefi?
Ku jane ushtaret e Allahut
qe e ndihmojne rrugen e Tij?


O ju ndjekesit e Sunnetit
qe iu nderoi Allahu me udhezim
duhet ta ndihmojme kete Davet te bekuar
me te vetmin qellim


Qe Fjala e Allahut 
te jete me e larta
le te ngrihet flamuri i Davetit Selefi
me qellime te pastra


Qe ky Davet i bekuar
me Emrin e Allahut te ngadhenjeje
nen gunen e Selefizmit
drita e udhezimit le te shpertheje!



Kur t'i besh gjynah Allahut...




Kur t'i besh gjynah Allahut...
mos ha nga rrisku i Tij!
A eshte e drejte te ushqehesh nga Ai
e pastaj te besh padrejtesi?


Po deshe ta kundershtosh Allahun
dil jashte mbreterise se Tij!
A eshte e drejte ta kundershtosh Ate
e pastaj te jetosh ne mbreterine e Tij?


Nese do te tregohesh
i pabindur ndaj Allahut
mos bej gjynahe
aty ku mund te shikoje Ai!


Nuk eshte e drejte te jetosh ne Mbreterine e Tij
te hash nga rrisku i Tij
e te besh gjynahe 
aty ku mund te shikoje Ai!


Kur te vije meleku qe merr shpirtrat
kerkoji leje derisa te pendohesh e te kthehesh tek Ai!
Ate engjell nuk mund ta perzesh dot
ndaj pendohu perpara se te vije!


Ne diten e Kijametit
kur Allahu te urdheroje:
'Ata qe kane bere gjynahe
ne Xhehenem te shkojne!'


Ti mos prano
edhe pse te urdherojne!
por dije se atje
fjalen s'ta degjojne!


Ndaj mendohu mire
para se t'i besh gjynah Allahut,
gjithmone kujtohu..
dhe per cdo gjynah qe ke bere
Pendohu!



Tuesday, March 5, 2013

Deshmia e Teuhidit



La ilahe il-lAllah eshte deklarata
per shkak te kesaj deshmie
jane krijuar
qiejt dhe toka


Me te kombet jane ndertuar
te gjitha qeniet jane krijuar
shpatat e Xhihadit per t’a mbrojtur
kane luftuar


Ajo eshte manifestim i te drejtes se Allahut
mbi te gjithe roberit e Tij
ajo eshte deshmia e Teuhidit
baza e Besimit


Gjaku, pasuria dhe pasardhesit ne kete bote
jane ne mbrojtje per shkak te fjales se Teuhidit
ajo eshte nje mbrojtje nga denimi i varrit
dhe mburoje ndaj denimit te Zjarrit


Deklarata e Teuhidit eshte shpallja
pa te, askush nuk mund te hyje ne xhenet
e Teuhidi eshte litari
pa te cilin nuk eshte e mundur per te arritur Zotin e Vertete


Prej saj njerezit jane te ndare
ne te mjere dhe te lumtur
te pranuar dhe te refuzuar
tokat e Kufrit dhe tokat e Imanit
prej saj jane vecuar


Dhe kjo eshte shtylla e Islamit
qe mbart Sunnetin
kushdo qe fjalen e fundit thote "La ilahe il-lAllah "
do te fitoje Xhennetin