O ti qe e deshiron Xhenetin
valle.. per te a po punon
ditet e jetes ne dunja
valle.. si po i shpenzon?
Kalojne ditet me shpejtesi
jeta jote po shkurtohet
çdo dite e njejta histori
pritet nje dite qe te pendohet..
Valle.. mendon ti o njeri
se ke kohe per tu penduar
kush te ka dhene garanci
qe je kaq i siguruar?
Ditet e jetes
shpejt kalojne
e koha ne dunja
mbaron
Ti Xhenetin
e kerkon
valle per te
a po punon?
Xheneti fitohet me veshtiresi
jo ne dunja duke u argetuar
se qejfi e rehatia behen ne shtepi
jo pergjate rruges i hutuar
Kjo dunja eshte kalimtare
nje dite prej saj ke per tu larguar
tek Allahu do te kthehesh
i gezuar ose i pikelluar
Ti e zgjedh sesi vepron
ne kete dunja qe shpejt kalon
ditet e jetes tende
e kohen sesi e shpenzon
Duhet pune dhe durim
e jo te kalosh kohen pa menduar
por sekondat e jetes t'i shpenzosh
Allahun duke adhuruar
Ti Xhenetin
e deshiron
valle per te
a po punon?
Valle.. ku eshte perpjekja jote
per te kerkuar dituri?
qe te permbushesh obligimet
qe ti ka dhene Krijuesi
Valle.. ku eshte namazi i nates?
qe eshte zakon i te devotshmeve
po agjerimi i dites?
dhikri i shumte pergjate gjith dites?
Ti thua se
Xhenetin e deshiron
por me veprat e tua
çfare tregon?
Pendohu per kohen e kaluar
ktheju Allahut te Lartesuar
veten tende permiresoje
e lidhjen me Allahun forcoje
Te eshte dhene Nje Jete
Nje Mundesi..
sesi e shpenzon
kete e zgjedh ti..
Nese ne Xhenet
do i lumtur te shkosh
mos harro se per te
duhet te punosh...!