Monday, December 24, 2012

Allahu eshte Zoti yne!




Ai eshte Allahu
i Vetem e i pashok
Krijuesi i gjithesise
eshte i Vetmi Zot


Ai i krijoi qiejt
Ai e krijoi token
malet, fushat, detet
Ai e krijoi boten


E krijoi njerezimin
asgje s'i vjen rende Atij
dhe te gjithe krijesat
do te kthehen tek Ai


Me persosshmeri
dhe dije te plote
Gjykatesi Suprem
na solli ne kete bote


Me te vetmin qellim
per ta adhuruar
ndonse nuk ka nevoje
se eshte Vete i Lavderuar


Allahu eshte Zoti yne
Ai na ka krijuar
Ai na furnizon
ndaj duhet adhuruar


Allahu ka premtuar
se kush i bindet Atij
ne Xhenet do te shkoje
i lumtur ne perjetesi


Ndersa kush e kundershton
e nuk i bindet Atij
ne Xhehenem shkon
dhe vuan me drejtesi


Secili e zgjedh
udhen e jetes se tij
por do te vije dita
qe do te kthehemi tek Ai


Allahu na krijoi
na dha jeten dhe shendetin
nese e adhurojme dhe i bindemi
Ai na jep Xhenetin!



Saturday, December 8, 2012

Moter behu diamant!




Ji krenare motra ime
ty Allahu me Islamin te nderoi
te zgjodhi mbi grate e botes
dhe te udhezoi


Moter behu diamant i fshehur
jepi bukurise tende vlere
vishu me veshjen Islame
se mbulesa per ty eshte nder


Zbukuroje fytyren tende
duke marre abdes pese here ne dite
duke e lare fytyren tende
ajo porsi Nur shendrit


Zbukuroji syte e tu
duke e ulur shikimin
ndaj meshkujve te tjere
qe tek burri yt te kesh
me shume vlere


Kujdesu per familjen
behu e degjueshme dhe burrin respekto
edukoji femijet e tu
dhe per shperblimet shpreso


Motra ime e dashur
pergatitu per udhetim
devotshmeria ty te ka hije
deri ne amshim


Mesoje Fene e Allahut
dhe kapu per Kuran dhe Sunet
behu Selefije
ne rrugen e drejte


Le te jene shembuj per ty
grate e Profetit alejhi selam
ne Fe, ne sjelljen tende
 edukate dhe moral


Degjoji urdhrat e Zotit
motra ime ne Islam
lumturia e Dunjase dhe Ahiretit
eshte ne kete ane


Moter behu diamant
Allahu ty te nderoi
me gjuhen e Profetit te Tij te mesoi
qe te jesh besimtare e Zotit
e ditur, e devotshme, me moral te larte
 qe te jesh... si nje diamant!



Thursday, December 6, 2012

E çuditshme!




Kjo eshte gje e çuditshme
te gezohesh me mashtrime
tregohesh i pavemendshem
ndaj asaj qe enkas per ty eshte fshehur


Mashtrohesh me shendetin
dhe harron afrimin e semundjes
gezohesh per shpetimin
dhe harron afrimin e dhimbjes


Fundi i dikujt tjeter
tregon per fundin tend
shtrati i nje tjetri para vdekjes
flet per shtratin tend
kujdesi per kenaqesite
te beri te harrosh prishjen e vetes
dhe perjetimin e te vertetes


E çuditshme
o njeri gezohesh me mashtrime
kur dielli shendrit diten e re
toka ndryshon nje faqe tjeter
jeta jote merr nje kthese tjeter
harron dhe nuk i kthehesh pergjegjesise
harron takimin me  Zotin e gjithesise!