Thursday, October 25, 2012

Festa e Bajramit!




Dita e Kurban Bajramit,
nje dite e gezuar,
Ne keto dite,
atmosfera festive 
eshte krijuar.


Gjithe muslimanet festojne,
kurbanin e prejne
me emrin e Allahut,
Allahu eshte me i Madhi,
feste e madhe, feste Bajrami.


Me gezim te madh
pjeset i shperndajne,
te afermit, komshijte,
jetimet, te varferit,
Te gjithe tok bashkohen
ndajne me ne gezimin,
humaniteti shtohet.


Ne diten e bajramit ne veçanti,
urohen te afermit, 
vellezerit e motrat
ne pergjithesi.
Ekziston kudo gjalleri.


Gezim per muslimanin,
feston Kurban Bajramin,
te gjithe urojne,
luten qe Zoti 
kurbanin ta pranoje,
gjynafet tona te na i pastroje.


Bajrami èshte feste 
ku humaniteti èshte shtuar,
I pasuri, te varfrin 
nuk e ka harruar,
me zemergjeresi,
me mikpritje
te gjithe te gostisin
me gjithe te mirat 
qe pergatisin.


Ne Festen e Bajramit
bashkarisht festojme
lus Zotin qe
veprat tona te na i pranoje,
besimin te na e shtoje,
begati te na dhuroje,
ne rrugen e drejte te selefeve 
te na udhezoje
qe fene sa me mire 
ta praktikojme!



Tuesday, October 23, 2012

Dita e Arafatit




Dita e Arafatit
Dita e premtuar
ku Allahu nga xhehenemi
shume ka per te liruar


Ne Arafat haxhinjte
mbyllin haxhin e obliguar
e disa te tjere ate te deshiruar
Gjithsesi O Zot
te lutem qe adhurimin
haxhinjeve t'ia kesh pranuar
te lus Ty o Allah
per te na meshiruar


Vetem Ty te adhurojme
per diten e Arafatit
qe na ke mundesuar
TY te falenderojme
Veç nje Dua te veçante
kam per ta kerkuar


Kur te lutem Ty
Une dhe selefite
qe kane per ta lexuar
te lus qe Duane
te na e kesh pranuar


Te lus Ty O Allah
me emrin me te bukur
qe te fshehte e ke lene
nuk e ke zbuluar
edhe pse dijetaret
per shume emra
kane argumentuar


Atehere Une te lus
qe ne Ahiret
te jem e shpetuar
Kenaqesine Tende 
deshiroj ta kem fituar


Ne kete dite te Arafatit
qe veç Ti ma ke mundesuar
te lus Ty o Allah
qe barra e mekateve 
te me jete larguar



Me sinqeritet te lus
 dhe pendohem tek Ti
lus qe pendimin
te ma kesh pranuar 
dhe ne kete Dite te Arafatit 
prej gjynaheve inshaAllah
te jem pastruar


Ne diten e Arafatit
ne diten e premtuar
te me falesh gjynahet
e vitit qe vjen
dhe e vitit te kaluar.




Saturday, October 20, 2012

Bileta e udhetimit!




Bileta e udhetimit te jetes
eshte porositur
Une, nuk e di pse nuk jam pergatitur


Udhetimi i jetes, me ka filluar
ne udhe e shtigje, jam duke kaluar


Sfida e sprova, kjo jete te pret
udhetimi i jetes, nje dite do te mbaroje
valle jeta ime, se si do perfundoje


Valle, si nuk jam e ndergjegjesuar
bileta e udhetimit eshte porositur
destinacioni im eshte caktuar
jeta ime, grumbull ditesh duke u mbaruar


Cdo dite qe kalon 
ora e udhetimit shpejton
ne destinacionin tjeter kam per te shkuar
Berzahu dhe Ahireti perpara ne udhetimin tim
jane shtuar


Bileta e udhetimit 
eshte porositur
Valle per udhetim, a jemi pergatitur
destinacioni jone eshte caktuar
valle, a po punojme per Xhenetin e amshuar?!