Tuesday, September 25, 2012

Takimi me Allahun




Nje takim madheshtor
ne nje dite te premtuar
mes eulijave te Allahut
dhe Allahut te lartesuar


Ajo eshte Jeumul-Mezid
dita e shtimit (te shperblimit)
per banoret e Xhenetit
shperblim pas fitimit


"O banore te Xhenetit!"
nje thirres therret
shpejtoni ne takim
se i Gjithfuqishmi po iu pret


"Degjuam dhe nenshtrohemi"
pergjigjen ata
mblidhen se bashku
e shkojne ne vendet e caktuara


Shfaqen shtresa prej nuri
me flori e margaritar
ku ulen sipas gradave
ne shtresa me gur te cmuar


Ashtu te permalluar
presin me padurim
e kane enderruar
qe ne dunja kete takim


Derisa nje drite e forte
kaplon gjithe Xhenetin
ata ngritin kokat
e shohin te Gjithfuqishmin


Shohin te Gjithfuqishmin
qe ka ardhur nga lart e i ka nderuar
dhe zemrat e tyre
i ka lumturuar


Freskohen syte e tyre
me nje shikim
ne Fytyren Fisnike te Allahut
veshtrojne me gezim


Lum ai qe do marre pjese
ne ate takim
fytyra do i shkelqeje
e ne zemer do ndjeje gezim


Ne ate takim madheshtor
ne ate dite te premtuar
ku bisedojne te gezuar
me Allahun e lartesuar


Paramendo veten
ne mesin e atyre
Allahu te befte mua dhe ty
nje prej tyre..!



Urreje famen!




Sa zemra jane sprovuar
pas fames dashuruar
sinqeritetin e kane harruar
pas dunjase jane hutuar


Lodhen e luftojne
per fame e pozite
harrojne se nga dunjaja
do largohen nje dite


Valle, c'fare vlere ka
fama ne dunja?!!
Vertet, ajo eshte sprove
ndaj llogarite si bela


Selefet e devotshem
famen s'e kane deshiruar
ata urrenin te permendeshin
apo te ishin te dalluar


Dijetaret Selefijine
qe Islamin kane ndihmuar
ata kishin dashuri per Fene
 e famen kurre s'e kane kerkuar


Vertet, fama eshte sprove
per besimtarin eshte mjerim
ndaj duhet te ruhet
e Allahut t'i kerkoje ndihme


Urreje famen
qe te jesh i shpetuar
ji i panjohur ne dunja
 ne qiell te jesh i lavderuar


Beje zemren tende
te paster nga kjo dunja
largoju deshirave te ulta
e qendro larg nga fama


Urreje famen
dhe beje nijetin tend
te paster per Allah
Synimi yt eshte Ahireti
ndaj mos e deshiro kete dunja!



Saturday, September 15, 2012

Bazat e Besimit Islam




Imani ka gjashte baza
qe Profeti na i mesoi
te cilat c’do musliman
duhet t’i besoje


Te besosh Allahun
se eshte i Vetmi  Zot
ne Rububije, Uluhije
dhe Esma ue Sifat


Besojme se Allahu
eshte i Vetmi Zoterues
qe jep jete dhe vdekje
Krijues dhe Furnizues


Adhurimi i besimtareve
Namazi, jeta jone
eshte vetem per Allahun
vetem per Zotin tone


E besojme Allahun
me Emrat dhe Cilesite e Tij
qe na i ka treguar
Kurani dhe Suneti


Beson muslimani
ne Melaiket e Tij
qe u krijuan nga drita
dhe i binden Atij


Allahu u ka caktuar
detyra te ndryshme te veprojne
dhe ata i binden
e kurre s’e kundershtojne


Besojme ne Librat e Tij
qe permbanin udhezim dhe drite
Teurati, Inxhili, Zeburi
dhe Kurani, Libri i shenjte


Ne to ka udhezime
urdheresa dhe ndalime
qe njerezit te mesojne
sipas tyre te veprojne



Besojme ne Pejgamberet
qe Allahu i dergoi
qe njerezit t’i mesojne
e udhen e drejte t’u tregojne


I pari ishte Nuhu
I fundit, Profeti jone
Vula e Pejgambereve
Muhamedi alejhi selam


Besojme ne Diten e Gjykimit
ku do te japim llogari
dhe secili nga ne
do te dale para Zotit


Do te llogariten punet tona
dhe i Plotfuqishmi do vendose
ne Xhenet apo Xhehenem
ku do perfundojme


Besojme ne Kader
Ç’fare Allahu ka caktuar
Ne Leuhi mahfudh
Ç'do gje Ai ka shkruar


Besojme me zemren tone
e shprehemi me gjuhe
me gjymtyre veprojme
e Kenaqesine e Allahut synojme


Kjo eshte Akideja jone
Akideja e Ehli Sunetit
e shpresojme te jete shkak per ne
qe te behemi banore te Xhenetit!