Tuesday, June 5, 2012

Gezohuni o zemrat e Ehli Sunnetit




Gezohuni
o zemrat e Ehli sunnetit
Allahu iu ka premtuar
Vendbanimet e Xhennetit


Allahu iu zgjodhi 
dhe iu nderoi
sepse udhezimin 
per ju e deshiroi


iu nxorri nga erresira 
ne driten e udhezimit
qe me bindjen ndaj Tij
te shkoni drejt shpetimit


Vazhdoni te kapur forte
pas Kuranit dhe Sunnetit
sipas Menhexhit te Selefit
sepse Allahu iu pergezon
me vendbanimet e Xhennetit


Vazhdoni me thirrjen
per ne Teuhid dhe Sunnet
fene e Allahut ta ndihmoni
dhe Profetin e Tij te pasoni


Jini ne shoqerine 
e njerezve te Sunnetit
dhe ruani vetet tuaja
prej njerezve te bidatit


Studioni rreth fese
dhe merrni dituri
se tek Allahu 
ka me shume vlere
 i dituri


Qendroni te palekundur
ne rrugen e udhezimit
dhe lutjuni Allahut 
t'iu ruaje prej devijimit


Kushdo qe ecen
ne rrugen e Profetit
dhe kapet forte 
pas Kuranit dhe Sunnetit
sipas Menhexhit te Selefit
le te gezohet
Allahu e ka pergezuar
me Vendbanimet e Xhennetit!



No comments:

Post a Comment