Sunday, July 8, 2012

O njeri...




O ti njeri që erdhe në dynja
Shpirti si të erdhi jetën kush ta dha
Mbërrite në këtë botë hiç pa e menduar
Çdo gjë e gjete gati e të sistemuar


Ishe një foshnjë që asgjë s’kuptoje
Në krahë të mbanin e veç belbëzoje
Pastaj u rrite e u zhvillove
Rrugën e jetës me vrull e more


Fillove me naze e arrogant të jesh
S’mendoje dy herë që llafin ta kthesh
Vepron me epsh e si ta thot mendja
Kufijtë i kalon si ta ketë ënda


Jeton i shkujdesur e mendjen s’e vret
Të gënjen mendja se çdo gjë e di vet
Por ja krejt papritur të vjen një fatkeqësi
Qan e dëshpërohesh o i mjeri ti


Fillon pastaj Zotit tënd t’i lutesh
Me ngulm e me shpresë e në lotë mbytesh
Dhe ja i Plotfuqishmi ty të mëshiron
Por ti kaq deshe dhe Atë e harron


Jetës së shkujdesur prap iu riktheve
Plot forcë e siguri veten e pandeve
Të ishe i tillë sikurse mendove
Të keqen që të ra përse nuk e ndalove?


Ecën në tokë tërë mendjemadhësi
E s’di pse jeton, ah i gjori ti
Pa rregulla e kufij jetën jeton
Të bindurit e të devotshmit ti i ofendon


Vallë s’mendon se kush të krijoi?
Në formën më perfekte ty të ndërtoi
Allahu i Madhëruar të përsosi ty
Të dha logjikë, veshë edhe sy


A nuk meriton Zoti yt i Vetëm të adhurohet
Mëngjes e mbrëmbje Ai të madhërohet
Po të ikin vitet e s’kanë më kthim
Veç qejfi e rehati për ty janë qëllim


Tek gjëra pa vlerë ti gjen kënaqësi
E njerëzit e pamoralë janë shembull për ty
Por çuditërisht kur dikush Islamin e mban
Tërë përbuzje thua: ç’bën ky la nam!


Vallë, si mendon se mbaron me kaq?
Veç qejf e rehat e do të dalësh paq?
Ktheju Zotit tënd e shko drejt mirësisë
Vish rrobën e turpit e të përulësisë


Zbukuroje veten me dritën e Imanit
Bëhu i sinqertë, jo vegël e shejtanit
Andaj kthehu tek Ai e mos vono
Se ata që pendohen Zoti yt i do.



No comments:

Post a Comment