Tuesday, May 29, 2012

Fillo mendo!




Dy fjale do te them ty o njeri
inshaAllahu Teala te bejne dobi


Shiriti i Jetes xhiron me shpejtesi
Valle a ke menduar sa vjeç je tani?
Ku shkuan gjith keto vite
sa shpejt qe kalojne
A mos u habite?!
Koha nuk te lajmeron


Le te mendojme njeher
jeten tende ku, si e ke çuar
ne gjynahe perher
apo Allahun duke adhuruar


Kjo jete qe ke kaluar
eshte e mbushur plot
ndoshta me adhurime
ose me gjynahe, vepra kot


Nese keto dy te fundit
do ti vinim ne nje peshore
Valle cila ane
do korrte fitore?


Ndal o njeri
per nje çast mendo!
Vdekja mund te te vije tani
Fillo reflekto!


Kjo bote eshte sprove
ne jemi udhetar,
kjo dunja eshte veç stacioni i pare


Kujtohu sa s'eshte vone
dijen e vlefshme me fitu
te punosh me te
Teuhidin me plotesu


Sa me shume adhurime
namaz, agjerim, dhiker, istigfar
aq me shume shperblime
ne Ahiret ke me marr


Kjo bote po lihet pas
e bota tjeter po vjen
mos ji prej bijve te dunjas
te jesh prej bijve te Ahiretit ia vlen


Fillo mendo me shume per Ahiret
se Allahu te solli ne kete jete per ibadet!


Fillo Puno o Njeri
Ne Keto Nete Te Shkurtra
Per Ditet e Gjata Te Ahiretit!



No comments:

Post a Comment