Saturday, July 28, 2012

Libri i Allahut




Allahu mbi njerezimin
derdhi miresi
iu zbriti Kuranin e nderuar
Libri i Allahut plot urtesi


Si udhezim dhe meshire
per besimtaret
dhe paralajmerim nga ndeshkimi
per jobesimtaret


Perkujtuesi i urte
qe udhezon drejt miresise
qe shpeton nga fitnet
dhe largon prej ligesise


Fjala e Allahut
sherim per zemren e besimtarit
deshmi e dashurise ndaj Allahut
gezim dhe lumturi per muslimanin


Kurani i Lavdishem
eshte pranvere e zemrave tona
drite e gjokseve tona 
largim i brengave dhe pikellimeve tona


Ky Liber i nderuar
te mbrekullon me fjalet e tij
me historite dhe tregimet e tij
me informacionet rreth gajbit (te fshehtes)


Nuk ngopen besimtaret
duke e degjuar recitimin e tij
nuk ngopen lexuesit
duke e perseritur leximin e tij


Nuk ngopen dijetaret 
duke medituar rreth tij
rreth ketij libri te nderuar
qe permban shume urtesi


Ky Kuran i Madherishem
qe udhezon drejt miresise
perkujton njerezine
pergezon besimtaret
dhe paralajmeron jobesimtaret
udhezim dhe meshire 
per muslimanin
miresi prej Zotit te Gjithesise
qe ia dhuroi njerezize!


2 comments:

  1. Allahu te shperblefte!Allahu e befte kuranin,drite te zemrave tona dhe na mundesofte te lexojme sa me shume,ne kete muaj te bekuar.

    ReplyDelete