Thursday, February 7, 2013

Mos harro...!




Mos harro...
Se Allahu eshte lart mbi Arsh
Ai te vezhgon dhe ne fshehtesi
ndaj largoju mekateve e frikesoju Atij
edhe kur je ne vetmi


Mos harro...
Se Zoti te krijoi per nje qellim
qe ti ta adhurosh Ate te Lartesuarin
ndaj kujdes se mos qellimin s'e arrin
e te behesh pastaj nga te deshperuarit


Mos harro...
Se jeta e dunjase eshte kalimtare
dhe ti je ne udhetim
mos te te hutoje stacioni i dunjase
se jeta e kesaj bote eshte vec loje e defrim


Mos harro...
Se karvani i njerezve ecen perpara
te mencur e te mashtruar jane ne udhetim
kush prej tyre pergatitet per udhetim del i fituar
e per secilin qe mashtrohet ka mjerim


Mos harro...
Se armiqte e tu jane ne gatishmeri
te godasin me humbje kane deshire
luftoje nefsin tend, dunjane e shejtanin
se ti je ne anen e Allahut e Ai do te jape ndihme


Mos harro...
Se duhet te jetosh sipas Librit te Allahut
dhe Sunnetit te te Derguarit te Tij
te jesh ne Menhexhin e Es Selefus Salih
ne menyre qe te fitosh Kenaqesine e Tij


Mos harro...
Se jeta mund te te duket e gjate
por nuk eshte ashtu sic mendon ti
ki kujdes t'i frikesohesh Allahut ne cdo kohe
se nuk i dihet vdekjes se kur mund te vije


Mos harro...
Se Meleku i Vdekjes qe merr shpirtrat
eshte duke pritur urdhrin e Tij
qe te vij e te marr shpirtin edhe ty
qofsh i pergatitur apo ne pakujdesi


Mos harro...
Se jeta e varrit eshte e frikshme
syri yt eshte mesuar me drite
ndersa varri nga erresira eshte i mbuluar
dhe do jesh i vetem per cdo dite


Mos harro...
Se Israfili po pret urdhrin e Allahut
qe t'i fryje Surit me furi
e me pas te ndodhe dita e Gjykimit
dhe secili te merret ne llogari


Mos harro...
Se si do te dalesh para Allahut
si do t'i pergjigjesh kur te marre ne llogari
o robi i Allahut me gjithe keto mekate mbi shpine
valle si do te kthehesh tek Ai?!



No comments:

Post a Comment