Saturday, May 18, 2013

Ajo eshte e gjithe Bota per Ty





Per te gjithe ata qe harrojne...!
Per te gjithe ata qe nuk mendojne...!
Per te gjithe ata qe nuk dine te vleresojne...!
Por qe duhet te kujtojne...
Kur martohesh nuk merr vetem grua por merr gjithe boten!

~~~~~~~~~~~


Per çdo dite qe kalon
Ajo eshte shoqja jote e ngushte
qe afer te qendron


Ajo ndan momentet me ty
Ajo eshte e gjithe bota per ty


Do te ndaje ditet, lotet
sukseset dhe deshtimet
do te ndaje kenaqesine dhe deshperimet 
Ajo ndan momentet me ty
Ajo eshte e gjithe bota per ty


Kur te kesh ndonje sekret
Ajo do ta ruaje
Kur te kesh dhimbje 
me ty do te vuaje


Kur te duhet keshille
Ajo do te keshilloje
drejt me te mires 
do te drejtoje


Ajo çdohere do te jete me ty
edhe prane teje, kur te hapesh syte e tu
edhe kur nuk eshte me ty
Ajo do mendoje dhe do lutet per ty


Ajo eshte e gjithe bota per ty
Njejte siç je ti, e gjithe bota per te po ashtu


Kur semuresh
Ajo do te jete prane teje
do te shoqeroje me lutje e perkujdesje


Kur te duhet ndihme
Ajo do te buzeqesh
do mundohet te jete prane teje
deri sa te vdes


Ne udhetimin e jetes, ne kete bote
do te jete per ty komfort
mbrojtje, mbulese, perkrahje
prehje, embelsi
e gjithe bota te perket ty
eshte gruaja jote ne krahet e tu


A nuk eshte gruaja 
pasuria me e madhe ne kete bote
ndersa per ne Ahiret per ty eshte ndihmese


Ajo eshte ruajtese e nderit tend
ruajtese e dinjitetit tend
ruajtese e islamit tend


A nuk e ka krijuar Allahu, per te miren tuaj
edhe ne ajet kuranor eshte shkruar


Ne mes jush ka krijuar dashuri, prehje dhe meshire
ngrohtesi, afersi, paqe dhe qetesi
se gruaja eshte bashkeudhetarja e kesaj jete
per ty eshte kenaqesia e kesaj bote


Ajo qendron me ty ne momente gezimi dhe trishtimi
Ajo qendron me ty pergjate ketij udhetimi
Ajo eshte e gjithe bota per ty
Njejte siç je ti, e gjithe bota per te po ashtu.



No comments:

Post a Comment